F.B.
Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka uruar komunitetin rom në Ditën Ndërkombëtare të tyre.
“Kultura rome është vlerë e veçantë kulturore, ashtu siç është kontributi historik i këtij komuniteti i cili simbolizon përpjekjen dhe përkushtimin e vazhdueshëm drejt një jete më të mirë”, ka shkruar ai.
Krasniqi, i cili vet vjen nga radhët e komuniteteve ka shkruar se në këtë ditë së bashku kujtojnë figurat emblematike të cilët ishin pjesë e rëndësishme e shtetit.