F.B.
Shoferi që goditi katër persona në Pejë pasditen e së dielës, në mesin e tyre dy fëmijë të mitur, kishte tentuar të largohej nga vendi i ngjarjes.
Personi që e ka shkaktuar aksidentin siç merr vesh Insajderi është Kujtim Miftarja nga Klina e Skenderajt. I njëjtit është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Ai kishte tentuar të ikte nga vendi i ngjarjes në momentin e shkaktimit të aksidentit, por i njëjti ishte ndalur nga qytetarët.
Prej 4 të lënduarve, 3 janë trajtuar në Pejë ndërsa njëri (i mitur) po trajtohet në QKUK përkatësisht në Mjekimin Intenziv.