F.B.
Komuna e Prishtinës po planifikon rikonstruimin e platos në lagjen Dardania.
Për këtë, komuna e Prishtinës ka hapur edhe një tender, ku shuma për realizimin e këtyre punimeve është 500 mijë euro.
Kontrata përfshin punët përgatitore, ato të demolimeve dhe zhvendosjeve, punët e elementeve mikrourbane, të mbjelljes së drunjëve dhe gjelbrimit, instalimeve elektrike, punët e drenimit dhe punë të tjera.