F.B.
Mblidhet Kryesia e Kuvendit, në rend dite është themelimi i Komisionit Hetimor për subvencionimin e blerjes së teksteve shkollore.
Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës do të mbajë sot mbledhjen e radhës. Në mbledhjen që pritet të nis në orën 11:00, në rend dite janë 42 pika për diskutim.
Këtu bëjnë pjesë edhe votimi i disa marrëveshjeve ndërkombëtare si dhe themelimi i Komisionit Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore për nxënësit e nivelit të Arsimit fillor dhe Arsimit të Mesëm të Ulët për vitin shkollor 2023/2024.