F.B.
Mediet lokale në Istog kanë raportuar se një person është gjetur i vdekur në Gurrakoc të Istogut, pikërisht tek varrezat.
Sipas medieve lokale, personi i pajetë dyshohet të jetë vëllai i kryetarit të Istogut, Ilir Ferati.
Lajmin për vdekjen e një përsoni e ka konfirmuar, për shumë media, edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi. “Rreth orës 16:45 Policia është njoftuar se në fshatin Gjurakoc të Istogut, një person në varrezat e fshatit është gjetë pa shenja jete. Mjeku kujdestar e ka konstatua vdekjen”, ka thënë ai.
Bëhet e ditur se policia dhe prokuroria janë duke kryer hetimet për këtë vdekje.