F.B.
Kampionia aktuale e Kosovës, Peja sonte e zhvillon ndeshjen e radhës në Ligën Ballkanike.
Verdhezinjët e presin në ”Karagaç” ekipin e Plevlës nga Mali i Zi.
Ndeshjen e parë në Mal të Zi e kishte fituar Peja me rezultat 76-85.
Pas gjashtë ndeshjeve të zhvilluara, pejanët kanë katër fitore e dy humbje.
Përballja mes këtyre dy ekipeve do të nis nga ora 20:00.