E Diel, Shtator 14, 2025
TEDEL
Advertisement
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
TEDEL
No Result
View All Result

Flet Xhabir Zharku pasi u fut në listën e zezë nga DASH

1 year MË PARË
in Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Ish kryetari i Kaçanikut, Xhabir Zharku ka folur pasi departamenti amerikan i Shtetit njoftoi se e ka futur atë në listën e zezë për shkak të, siç u tha, përfshirjes së tij në afera korruptive.

Zharku ka thënë se e përkrah vendimin e DASh-it, pavarësisht se ndjen keqardhje që kanë marrë një vendim të tillë, e akuzat e dënimet kundrejt tij i ka quajtur politike.

“Unë mendoj dhe konsideroj që është politike, unë e kam ditë që jam në listë të “non fly list” të SHBA-së por për listën e zezë për herë të parë po dëgjoj. Po nuk më prish punë, unë kam familjen, kam gruan shtetase amerikane dhe ndjej keqardhje për këtë veprim të State Departamentit, por në fund të fundit ata kanë zyrtarët e tyre dhe qëndrimet e tyre dhe unë i përkrah vendimet e SHBA-së, pavarësisht se çfarë vendimi ata kanë marrë për mua unë prapë i përkrahi sepse ata kanë qenë përkrahësit kryesore, të luftës, të çlirimit tonë, të Kosovës në të gjitha proceset politike dhe vendim marrëse, kështu që se kam unë atë problem edhe përkundër asaj që më kanë fut në listë të zezë unë i përkrahi dhe i mbështes Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.

Derisa ka dhënë edhe sqarime për veprat që akuzohej e edhe që u dënua në të kaluarën,

ADVERTISEMENT

“Unë e kam kryer e kam vuajtur dënimin për aq sa jam dënuar në atë kohë dhe nuk kam pasë ndonjë problem. Ato për mua kanë qenë të gjitha raste politike. E di që jeni mësu me e dëgju këtë dhe nuk du me u arsyetu por janë më të vërtetë raste politike sepse edhe në parlamentin e Kosovës kryesisht politika e Kosovës e ka quajtur EULEX-in një mision të dështuar në Kosovë dhe unë kam qenë i akuzuar nga UNMIKU me dëshmitarë të rrejshëm. Kur kanë filluar me i marrë në pyetje ata dëshmitarë kanë ik prej Kosovës. Pas largimit të EULEX-it ata s’kanë mujt qysh me u arsyetu për dëshmitë që i kanë bërë rrejshëm dhe fals. Unë s’kam lidhje me këtë”, deklaroi Zharku.

Në vitin 2023, Gjykata e Apelit vërtetoi aktgjykimin e Gjykatës së Ferizajt për të liruar nga akuzat Zharkun për akuzat e shpërdorimit të pozitës dhe keqpërdorimit të pozitës zyrtare. Gjykata e Ferizajt kishte refuzuar aktakuzën për korrupsion për shkak se lënda paraprakisht ishte parashkruar.

Sipas aktakuzës, ai dyshohej se në kohën kur ishte qenë kryetar i Kaçanikut, më 2008 kishte shpërdorur pozitën zyrtare, pasi në mënyrë të paligjshme kishte lejuar ndërtimin e një objekti për banim kolektiv në një pronë të komunës. Leja, sipas aktakuzës, ishte dhënë duke shkelur procedurat e caktuara me Ligjin për procedurën e dhënies së koncesioneve.

Zharku edhe më herët kishte pasur probleme me drejtësinë në Kosovë, më 2011, ai ishte dënuar me tre vjet burgim për veprën penale të detyrimit dhe armëmbajtjes pa leje. Pas konfirmimit të vendimit ai ishte larguar nga Kosova dhe për gati pesë vjet e gjysmë kishte qëndruar në arrati në Suedi.

Më 7 qershor të vitit 2018, Zharku u kthye në Kosovë pasi paraprakisht Gjykata Themelore e Ferizajt, dega në Kaçanik, mori vendim për ndalimin e ekzekutimit të dënimit me burg, pasi lënda ndaj tij ishte parashkruar.

TË NGJASHME

Osmani nënkupton përfshirjen e gazetarëve në plane kundër shtetit

Osmani nënkupton përfshirjen e gazetarëve në plane kundër shtetit

2025-09-11
Tërmet në Maqedoninë e Veriut

Tërmet në Maqedoninë e Veriut

2025-09-11
GAP: Komunat në krizë, borxhe, zbrazje dhe mungesë transparence

GAP: Komunat në krizë, borxhe, zbrazje dhe mungesë transparence

2025-09-11
Shënohet sot përvjetori i sulmeve të 11 Shtatorit, homazhe edhe në Kosovë

Shënohet sot përvjetori i sulmeve të 11 Shtatorit, homazhe edhe në Kosovë

2025-09-11
Next Post
Haziri: Ajo që Escobar tha për Osmanin s’është mirënjohje, nëse dëmtohet raporti, do t’i rrënohet shtëpia mbi kokë

Haziri: Ajo që Escobar tha për Osmanin s’është mirënjohje, nëse dëmtohet raporti, do t’i rrënohet shtëpia mbi kokë

Related Post

Arben Vitia riemërohet ministër i Shëndetësisë

Arben Vitia riemërohet ministër i Shëndetësisë

2022-12-26
Dita Botërore të Autizimit, kërkohet më shumë angazhim për autikët

Dita Botërore të Autizimit, kërkohet më shumë angazhim për autikët

2024-04-02
FBK fillon fushatën ANTI-DOPING në basketboll

FBK fillon fushatën ANTI-DOPING në basketboll

2023-01-31

KATEGORITË

  • Botë
  • Ekonomi
  • I PAKATEGORIZUAR
  • Kulturë
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Sport

TEDEL

TEDEL është një platformë, kryesisht e bazuar në ueb, që mbledh fakte nga burime të zgjedhura autentike.

  • BALLINA
  • LAJME
  • BOTë
  • SPORT
  • EKONOMI
  • KULTURë
  • LIFESTYLE

LAJMET

Osmani nënkupton përfshirjen e gazetarëve në plane kundër shtetit

Osmani nënkupton përfshirjen e gazetarëve në plane kundër shtetit

3 DITË MË PARË
Tërmet në Maqedoninë e Veriut

Tërmet në Maqedoninë e Veriut

3 DITË MË PARË
GAP: Komunat në krizë, borxhe, zbrazje dhe mungesë transparence

GAP: Komunat në krizë, borxhe, zbrazje dhe mungesë transparence

3 DITË MË PARË
Shënohet sot përvjetori i sulmeve të 11 Shtatorit, homazhe edhe në Kosovë

Shënohet sot përvjetori i sulmeve të 11 Shtatorit, homazhe edhe në Kosovë

3 DITË MË PARË
Moti sot i paqëndrueshëm dhe me shi

Moti sot i paqëndrueshëm dhe me shi

3 DITË MË PARË
Nesër hidhet shorti për edicionin e ri të basketbollit në Kosovë

Nesër hidhet shorti për edicionin e ri të basketbollit në Kosovë

3 DITË MË PARË
Eurobasket 2025: Të premten zbresin në parket katër më të mirat

Eurobasket 2025: Të premten zbresin në parket katër më të mirat

3 DITË MË PARË
Ronaldo zgjidhet “Më i miri i të gjitha kohëve” në Portugali

Ronaldo zgjidhet “Më i miri i të gjitha kohëve” në Portugali

3 DITË MË PARË
Sylvinho: Ishte një ndeshje e vështirë, morëm tri pikë të rëndësishme

Sylvinho: Ishte një ndeshje e vështirë, morëm tri pikë të rëndësishme

4 DITË MË PARË
Shqipëria e rrëmben vendin e dytë, duhet të fitojë në Serbi për ta kapur “play-off”-in

Shqipëria e rrëmben vendin e dytë, duhet të fitojë në Serbi për ta kapur “play-off”-in

4 DITË MË PARË

NA NDIQNI Në:

  • +383 49 000 000
  • info@tedel.co

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Botë
  • Sport
  • Ekonomi
  • Kulturë

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL