E Diel, Shtator 14, 2025
TEDEL
Advertisement
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
TEDEL
No Result
View All Result

SHBA-ja sanksionon ish-kreun e Kaçanikut, Xhabir Zharku

1 year MË PARË
in Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

F.B.

Departamenti Amerikan i Shtetit se e ka futur në listën e zezë ish-kreun e komunës së Kaçanikut, Xhabir Zharku, për shkak të, siç thuhet, përfshirjes së tij në akte korruptive.

Sipas njoftimit të Departamentit të Shtetit, në këtë listë është edhe ish-kryeprokurorja speciale e Maqedonisë së Veriut, Katica Janeva, kryetari aktual i Karposhit në Maqedoninë e Veriut, Stevço Jakimovski.

Në një njoftim të Departamentit të Shtetit thuhet se në cilësinë e tij zyrtare si kryetar i komunës së Kaçanikut,, Zharku ishte i përfshirë në akte korruptive, duke përfshirë përdorimin e pozitës së tij për të ndërhyrë në proceset e prokurimit për të lejuar në mënyrë të paligjshme,ndërtimin në pronën në pronësi të komunës, për të përfituar vetë dhe bashkëpunëtorët e tij.

Ndryshe Zharku edhe më herët kishte pasur probleme me drejtësinë në Kosovë, më 2011, ai ishte dënuar me tre vjet burgim për veprën penale të detyrimit dhe armëmbajtjes pa leje. Pas konfirmimit të vendimit ai ishte larguar nga Kosova dhe për gati pesë vjet e gjysmë kishte qëndruar në arrati në Suedi.

Kurse në cilësinë e saj zyrtare si ish-kryeprokurore speciale e Maqedonisë së Veriut, Janeva në njoftimit e DASH thuhet se ajo ishte e përfshirë në akte korruptive, duke përfshirë përdorimin e ndikimit të saj politik dhe pushtetit zyrtar për përfitime personale. Ka informacione të besueshme që Janeva ka kërkuar dhe ka pranuar ryshfet për të ndikuar në një prokurori nën kompetencën e saj.

Ndërsa për cilësinë e tij zyrtare si kryetar i komunës së Karposhit, Maqedonia e Veriut, Jakimovski, nga Departamenti amerikan i Shtetit thuhet se ai ishte përfshirë në akte korruptive, duke përfshirë përdorimin e pozitës së tij zyrtare për të ndërhyrë në zhvillimin urban dhe proceset e prokurimit, për të përfituar veten dhe bashkëpunëtorët e tij.

ADVERTISEMENT

DASH thotë se këto emërtime riafirmojnë përkushtimin e SHBA-së për të mbështetur sundimin e ligjit dhe forcimin e institucioneve demokratike në të gjithë Ballkanin.

“Departamenti do të vazhdojë të përdorë të gjitha autoritetet në dispozicion për të promovuar llogaridhënien për aktorët e korruptuar në rajon dhe në botë”, thuhet në njoftimin e DASH.

Po ashtu në njoftim thuhet se të sanksionuarve dhe anëtarëve të ngushtë të familjeve të tyre u ndalohet hyrja në Shtetet e Bashkuara.

TË NGJASHME

Osmani nënkupton përfshirjen e gazetarëve në plane kundër shtetit

Osmani nënkupton përfshirjen e gazetarëve në plane kundër shtetit

2025-09-11
Tërmet në Maqedoninë e Veriut

Tërmet në Maqedoninë e Veriut

2025-09-11
GAP: Komunat në krizë, borxhe, zbrazje dhe mungesë transparence

GAP: Komunat në krizë, borxhe, zbrazje dhe mungesë transparence

2025-09-11
Shënohet sot përvjetori i sulmeve të 11 Shtatorit, homazhe edhe në Kosovë

Shënohet sot përvjetori i sulmeve të 11 Shtatorit, homazhe edhe në Kosovë

2025-09-11
Next Post
Flet Xhabir Zharku pasi u fut në listën e zezë nga DASH

Flet Xhabir Zharku pasi u fut në listën e zezë nga DASH

Related Post

Arben Vitia riemërohet ministër i Shëndetësisë

Arben Vitia riemërohet ministër i Shëndetësisë

2022-12-26
Dita Botërore të Autizimit, kërkohet më shumë angazhim për autikët

Dita Botërore të Autizimit, kërkohet më shumë angazhim për autikët

2024-04-02
FBK fillon fushatën ANTI-DOPING në basketboll

FBK fillon fushatën ANTI-DOPING në basketboll

2023-01-31

KATEGORITË

  • Botë
  • Ekonomi
  • I PAKATEGORIZUAR
  • Kulturë
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Sport

TEDEL

TEDEL është një platformë, kryesisht e bazuar në ueb, që mbledh fakte nga burime të zgjedhura autentike.

  • BALLINA
  • LAJME
  • BOTë
  • SPORT
  • EKONOMI
  • KULTURë
  • LIFESTYLE

LAJMET

Osmani nënkupton përfshirjen e gazetarëve në plane kundër shtetit

Osmani nënkupton përfshirjen e gazetarëve në plane kundër shtetit

3 DITË MË PARË
Tërmet në Maqedoninë e Veriut

Tërmet në Maqedoninë e Veriut

3 DITË MË PARË
GAP: Komunat në krizë, borxhe, zbrazje dhe mungesë transparence

GAP: Komunat në krizë, borxhe, zbrazje dhe mungesë transparence

3 DITË MË PARË
Shënohet sot përvjetori i sulmeve të 11 Shtatorit, homazhe edhe në Kosovë

Shënohet sot përvjetori i sulmeve të 11 Shtatorit, homazhe edhe në Kosovë

3 DITË MË PARË
Moti sot i paqëndrueshëm dhe me shi

Moti sot i paqëndrueshëm dhe me shi

3 DITË MË PARË
Nesër hidhet shorti për edicionin e ri të basketbollit në Kosovë

Nesër hidhet shorti për edicionin e ri të basketbollit në Kosovë

3 DITË MË PARË
Eurobasket 2025: Të premten zbresin në parket katër më të mirat

Eurobasket 2025: Të premten zbresin në parket katër më të mirat

3 DITË MË PARË
Ronaldo zgjidhet “Më i miri i të gjitha kohëve” në Portugali

Ronaldo zgjidhet “Më i miri i të gjitha kohëve” në Portugali

3 DITË MË PARË
Sylvinho: Ishte një ndeshje e vështirë, morëm tri pikë të rëndësishme

Sylvinho: Ishte një ndeshje e vështirë, morëm tri pikë të rëndësishme

4 DITË MË PARË
Shqipëria e rrëmben vendin e dytë, duhet të fitojë në Serbi për ta kapur “play-off”-in

Shqipëria e rrëmben vendin e dytë, duhet të fitojë në Serbi për ta kapur “play-off”-in

4 DITË MË PARË

NA NDIQNI Në:

  • +383 49 000 000
  • info@tedel.co

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Botë
  • Sport
  • Ekonomi
  • Kulturë

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL