F.B.
Shefi i OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport i ka kërkuar Qeverisë së Kosovës të konsultohet me Komisionerin e Gjuhëve në Zyrën e Kryeministrit sa i përket vendosjes së shenjave të komunikacionit në tërë territorin e republikës.
Reagimi i tij vjen pasi Ministria e Infrastrukturës ka marrë një nismë për heqjen e tabelave nëpër rrugët e veriut dhe në gjithë vendin, të cilat janë të shkruara në çirilicë.
Davenport ka thënë se OSBE përkrah Komisionerin e Gjuhëve në Zyrën e Kryeministrin në përcaktimin e respektimit të përputhshmërisë gjuhësore sipas legjislacionit në fuqi.
Sipas tij, hapat për zëvendësimin e tabelave që tregojnë emrat e vendeve në gjuhët zyrtare duhet të pasojë konsultimin me zyrën e Komisionerit të Gjuhëve.