F.B.
Drita e ka shfrytëzuar për mrekulli një mundësi të artë e cila i erdhi dje.
Humbjet e Ballkanit dhe Llapit ia hapën rrugën ekipit gjilanas që t’i afrohet kreut të tabelës
Dhe, “Intelektualët” e mposhtën Feronikelin ’74 sot me rezultat minimal, 1:0 në udhëtim, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 25-të të Superligës së futbollit.
Golin e fitores për Bardhekaltrit e shënoi Ovouka në minutat e fundit të takimit.
Falë këtij triumfi, ekipi i Zekirija Ramadanit iu afrua Ballkanit në vetëm dy pikë dhe Llapit në një pikë, në një garë që po bëhet gjithnjë e më e nxehtë për titullin kampion.
Ndërkohë, Prishtina e deklaroi Dukagjinin, të cilin e mposhti me rezultat të thellë, 5:0, në ndeshjen e zhvilluar në Lipjan.
Nga dy gola për Bardhekaltrit i realizuan Mërgim Pefqeli e Genc Hamiti, kurse një e shtoi Ardian Limani.