Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka reaguar për vendimin e Qeverisë së Kosovës për dhënien e tokave Manastirit të Deçanit.
Ai, përmes rrjetit social ‘X’, ka shkruar se vendimi i Qeverisë së Kosovës për Manastirin e Deçanit shënon një hap të rëndësishëm në përkushtimin ndaj sundimit të ligjit.
“Më në fund është bërë. Edhe pse zbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Deçanin ishte shumë i vonuar, ai shënon një hap të rëndësishëm në përkushtimin ndaj sundimit të ligjit. Ne përgëzojmë qeverinë, të gjithë aktorët politikë të përfshirë dhe Manastirin e Deçanit në këtë moment historik”, ka shkruar ambasadori Rohde.