Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka thënë se pas hidrocentraleve ka rënë edhe kauza tjetër e kamotshme e VV’së për pronat e Manastirit të Deçanit.
Ai ka shkruar “keqardhje për qytetarët që besuan, e deçanasit po paguajnë faturën e mashtrimit”.
“Pas hidrocentraleve bie “kauza” tjetër e kamotshme e VV-së, për pronat e Manastirit të Deçanit. Keqardhje për qytetarët që besuan, e deçanasit po paguajnë faturën e mashtrimit”, ka shkruar Zemaj në Facebook
Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar sot në mbledhjen e Qeverisë se i ka kërkuar Agjencisë Kadastrale të Kosovës që ta zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për t’ia regjistruar pronën Manastirit të Deçanit.