Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka reaguar lidhur me vendimin e Qeverisë së Kosovës për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për dhënien e pronave për Manastirin e Deçanit. Ai ka thënë se Deçani përsëri po goditet padrejtësisht.
Përmes një komunikate të publikuar në rrjetin social Facebook, Ramosaj ka theksuar se “me urdhërekzekutiv të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, është goditur përsëri Deçani padrejtësisht”.
Ai vuri në dukje se së pari është goditur padrejtësisht në vitin 2008, kur u krijua “Zona e Veçantë e Mbrojtur”.
Kryetari i Deçanit, më tej, renditi një varg pengesash të shkaktuara për shkak të vendimit të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2016 e që me vendimin e sotëm të qeverisë u bë i zbatueshëm nga Agjencioni Kadastral i Kosovës.