F.B.
Suhareka ka shënuar suksesin më të madh që nga themelimi si klub, duke u kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.
Suhareka ka shënuar fitore me rezultat 1:0 ndaj Vjosës në Shtime.
Futbollisti Mevlan Zeka në minutën e 80-të shënoi nga afërsia me kokë pas harkimit nga gjuajtja e lirë e Zenel Gavazajt, duke shtangur vendasit.
Skuadra që janë kualifikuar në gjysmëfinale të kupës: Prishtina, Ballkani, Drita dhe Suhareka.