Policia e Kosovës ka nxjerrë jashtë objektit të Bibliotekës Kombëtare në Prishtinë, e më pas ka arrestuar disa nga aktivistët e PSD-së.
Njëri prej të arrestuarve është edhe Frashër Krasniqi dhe Gëzon Kastrati.
Para arrestimit, Partia Socialdemokrate ka zhvilluar një aksion simbolik te Biblioteka Kombëtare.
Zyrtarë të këtij subjekti kanë vendosur një “librezë” të Arbërie Nagavcit ku ata kanë shkruar disa “lëndë” dhe e kanë notuar.
Sipas PSD’së, Nagavci në “Ndërtimin e çerdheve të reja” ka notën 1, në “Sjellja ndaj sindikatës së arsimit” 1, në “Furnizimi me kohë i librave shkollorë” 1, për “Rezultatin në Pisa” 1.
Ndërsa notën 5 ia kanë vendosur për “Shkelje të kushtetutës”.