F.B.
Në Kuvendin e Kosovës sot pritet të mbahen mbledhjet e tri komisioneve parlamentare.
Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere në orën 11 mban mbledhjen për të bërë shqyrtimin e Raportit me amendamente i Komisionit Funksional për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti për projektligjin për promovimin e përdorimit të burimeve të ripërtërishme të energjisë. Voton Raportet vjetor financiar të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Këshillit për Trashëgimi Kulturore dhe Autoritetit Kosovar të Konkurrencës për vitin 2022, etj.
Në orën 13 është paraprak që mbledhjen ta mbajë Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim në të cilën bënë shqyrtimin e raportit me amendamente i Komisionit funksional për Projektligjin për promovimin e përdorimit të burimeve të ripërtërishme të energjisë.
Kurse, Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë takohet me Jürg Sprecher, Ambasador i Zvicrës në Kosovë në orën 15:00.