F.B.
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka uruar Shqipërinë për hapjen e bazës së NATO-s në Kuçovë.
Ai tha se me këtë bazë, rajoni i Ballkanit është më i sigurt.
“Urime Qeverisë së Shqipërisë dhe Kryeministrit Edi Rama për hapjen e bazës së NATO-s në Kuçovë. Kjo është arritje e madhe pas anëtarësimit të Shqipërisë në NATO në vitin 2009.
Me këtë bazë, rajoni i Ballkanit është më i sigurt. Gjithë shqiptarët, kudo që ndodhen, janë më të sigurt”, u shpreh kështu Hoti në një postim në Facebook.