Shefja e diplomacisë kosovare, Donika Gërvalla po merr pjesë në Forumin Diplomatik të Antalyas. Kështu ka konfirmuar zyra për media e kësaj ministrie.
Nga MPJ kanë thënë se përgjatë pjesëmarrjes në këtë Forum, ministrja Gërvalla do të realizojë takime bilaterale me homologët e saj dhe përfaqësues të ndryshëm të organizatave ndërkombëtare.
“Në fokus të takimeve do të jetë bashkëpunimi në politikën e jashtme, ekonomi dhe investime strategjike”, thuhet në njoftim.