“Kam kujtuar se është i mençur”. Kështu e nis publicistja Kimete Berisha një shkrim duke marrë shkas nga një deklaratë e hoxhës Shefqet Krasniqi, i cili tha se Shkurte Fejza nuk është fetare dhe se ajo duhet të mendojë për vdekjen.
Berisha përmes një postimi në Facebook iu referua Krasniqit si “imami që e ka privatizuar ahiretin”.
“Nuk është e moralshme t’i analizosh gratë e huaja, ose edhe mund t’i analizosh gratë e huaja sipas preferencave t’ua, ama tek pasi që publikisht ia zbulon të metat shoqes tënde. Jetën tënde ta mbash sekret e në anën tjetër të përndjekësh gra të huaja që i urren veç pse të pëlqejnë, s’është mirë…”, ka shkruar ajo.
Kimete Berisha shkroi se “hoxha e ka kërcënuar Shkurte Fejzën ‘me vdekje’”.
“Se kur i thua dikujt ‘nuk e ke vdekjen larg’, është kërcënim, po çka është… Shefqet Krasniqi gjithmonë sillet sikur e ka privatizuar botën tjetër dhe drejtësinë hyjnore, thuajse ahireti është OJQ e tij, e grave që nuk i janë nënshtruar thirrjes së tij për të shkuar pas tij në xhenet..si pronar i ahiretit, ua jep këtë mesazh: – Hajt, se t’kallzoj unë ty sa të zë në atë dynjanë tjetër, e sheh ti…”, shkroi ajo.
Kimete Berisha shkroi se “Imami dhe TV duhet të kërkojnë falje publike, Shkurta është e madhe dhe duhet t’ua fal”.