F.B.
Sonte do të kompletohet finalja e Kupës së Kosovës në basketboll.
Dy ndeshje mjaft interesante na presin në kuadër të “Final 8”, i cili po mbahet në Gjakovë.
Pa dyshim, dueli kryesor i natës do të jetë ai mes Sigal Prishtinës dhe Bashkimit.
Prizrenasit e bënë një paraqitje fantastike në çerekfinale duke e eliminuar nga kjo garë njërën prej favoriteve – Pejën, të cilën e mundën me rezultat 73:64.
Ndërkaq, Bardhekaltrit e prenë një biletë për në gjysmëfinale mbrëmë pasi e mposhtën Proton Cable Prizrenin me rezultat 108:90.
Dueli mes Bashkimit dhe Sigal Prishtinës do të nisë në orën 20:00.