F.B.
Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken ka arritur në aeroportin “Nënë Tereza”. Ministri i Jashtëm i Shqipëqrisë, Igli Hasani në Aeroportin “Nëna Tereze” e ka pritur sekretarin e Shtetit Antony Blinken.
Hasani ka shprehur kënaqësi që e ka mirëprit sekretarin e Shtetit Antony Blinken në vizitën e tij të parë zyrtare në Shqipëri.
“Partneriteti dhe bashkëpunimi strategjik i Shqipërisë me SHBA-në, aleatin tonë të vjetër, vetëm sa do të forcohet, i ndërtuar mbi një themel të fortë midis vendeve dhe njerëzve tanë. I jam jashtëzakonisht mirënjohës sekretarit Blinken për mbështetjen dhe bashkëpunimin e tij të paçmuar”, ka shkruar Hasani në X.
Sipas agjendës, Blinken do të takohet me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj në orën 15:05.
Pas këtij takimi, Blinken do të zhvilloj takim edhe me kryeministrin shqiptar, Edi Rama në orën 16:15.
Ndërsa pas takimeve, sekretari Blinken bashkë me kryeministrin Rama do të dalin në konferëncë para gazetarëve.
Policia e Shqiperisë ka hartuar një plan të detajuar masash, për të garantuar rendin dhe sigurinë gjatë kësaj vizite.
Poashtu, Policia ka njoftuar se në orët e mengjesit dhe të mbrëmjes disa nga rrugët e kryeqytetit do të jenë të bllokuara për qarkullim.
Për emergjenca mjekësore dhe të tjera Policia ka kërkuar nga qytetarët që të shfrytzojnë rrugë të tjera alternative dytësore, të ndryshme nga ato që do të përshkohen nga delegacioni amerikan.
Nga Tirana, sekretari Blinken do të udhëtojë drejt Konferencës së sigurisë në Mynih, të premten e 16 shkurtit.
Në kryeqytetin shqiptar janë bërë të gjitha përgatitjet. Bulevardi kryesor “Dëshmorët e Kombit” është dekoruar me flamuj amerikanë dhe me flamuj kuq e zi.
Në objektin e Universitetit të Inxhinierisë është vendosur një poster me fotografi sekretarit amerikan me mbishkrimin “Mireserdhe zotri Blinken”.