Sot do të mbahen mbledhjet e disa komisioneve parlamentare.
Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit, sot do të bëj shqyrtimin e raporteve të Komisioneve kryesore për Projektligjin për Byronë Shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme; Shqyrtimi i Propozim-vendimit të Qeverisë me kandidatët për drejtor dhe zëvendësdrejtor të Sekretariatit Ekzekutiv të Agjencisë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës dhe shqyrtimin në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Mjekësinë Ligjore.
Kurse Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, bën shqyrtimin e raportit me Rekomandime për Projektligjin Nr. 08/L-l 75 për mbrojtjen e informacionit të klasifikuar.
Ndërkaq Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport, bën shqyrtimin e Projektligjit pёr Agjencinë e Kosovës për Akreditim.
Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, do të ketë në redn dite: Shqyrtimin e raportit me rekomandime të grupit të punës për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për komunikime elektronike dhe shqyrtimi i Planeve të Përformances për vitin 2023, të agjencioneve/rregullatoreve të pavarur, që i raportojnë Komisionit (AKP; ARKEP; ZRRE);
Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike, bën shqyrtimin e raportit të auditimit “Performanca financiare dhe operative N.P. Trepça Sh.A”. Të ftuar Kryesuesi i Bordit z. Bahri Hyseni dhe Kryeshefi ekzekutiv z.Enis Abdurrahmani;
Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal, bën shqyrtimin e draft-planit të punës së Komisionit, për sesionin pranveror 2023.
Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim, shqyrton Projektligjin për Pyje.