F.B.
Nga 13 deri më 17 shkurt do të mbahet Final 8 Kupa e Kosovës në basketboll.
Turneu i Kupës do të mbahet në palestrën sportive “Shani Nushi” në Gjakovë.
Klubi nikoqir, Vëllaznimi, ka dalë tashmë me njoftim zyrtar rreth shitjes së biletave për ditën e parë.
Bileta për ndeshjen e parë mes dy skuadrave nga Liga e Parë, Bora – Kosovar, do të kushtojë 2 euro.
Ndërsa, biletat për dy ndeshjet e tjera për ditën e nesërme (e martë), ku takohen Trepça – Istogu dhe Golden Eagle Ylli – Vëllaznimi, do të kushtojnë 3 euro.
Bileta “VIP” ka çmimin prej 10 eurosh.
Klubi gjakovar bëri të ditur se çmimi i biletave për ndeshjet tjera mund të ndryshojë – andaj “Kuqezinjtë” do të njoftojnë zyrtarisht për ditët e tjera.
Njoftimi i plotë nga KB Vëllaznimi:
“BILETAT – DITA 1 (Info Zyrtare)
Biletat do të jenë veçmas për secilën ndeshje.
Bileta e ndeshjes së caktuar, nuk vlen për ndeshjet tjera të të njëjtës ditë.
Biletat shiten çdo ditë te pompa BN Bakija, Hotel Apollonia dhe Atele33.
Biletat VIP do të kenë ngjyrë të veçantë dhe ato kushtojnë 10 euro.
Në momentin e hyrjes në palestër, ju do t’i nënshtroheni kontrollit rigoroz.
Secila ndeshje ka çmimin e dedikuar të biletës për tribunë dhe VIP.
Biletat do të jenë veçmas për secilën ndeshje.
Shënim: KB Vëllaznimi do t’iu mbajë të informuar rreth biletave për ditët tjera. Çmimi mund të ndryshojë!
Shqiptarinë e Kemi Bashkë”.