F.B.
Ismet Munishi dhe Bajram Shala ishin protagonistë mbrëmë në emisionin sportiv “Favorit” në T7.
Ata bënë debat vazhdimisht duke shprehur mospëputhje të mendimeve.
Munishi e shprehu pakënaqësinë e tij me punën që po bëhet në Federatën e Futbollit të Kosovës dhe në Kombëtare, ndërsa u shpreh se të gjithëve mund t’ju japë ligjërata me përvojën dhe karrierën që e mban mbi super e veta.
Ndërkohë, Shala ia ktheu duke i thënë se ligjërata mund t’i mbajë atij vetëm se si duhet t’i mëshojë topit, por jo edhe për gjëra të tjera.