E Martë, Qershor 24, 2025
TEDEL
Advertisement
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
TEDEL
No Result
View All Result

“Pa masa ndëshkuese” BQK me tranzicion 3 muajsh për dinarin dhe plan 10 pikësh pas thirrjes së Kurtit

1 year MË PARË
in Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Banka Qendrore e Kosovës ka njoftuar sot për plan të ri të zbatimit të rregullores së re për heqjen nga përdorimi të dinarit serb.

BQK-ja tha se faza e tranzicionit për zbatimin e rregullores së re që hyri në fuqi nga 1 shkurti, nuk mund të zgjasë më shumë se tre muaj.

Paraprakisht, kryeministri Albin Kurti paralajmëroi se “ditët në vijim” do të zbuloheshin infomracione më të plotë për periudhën e tranzicionit.

“Qeveria e Kosovës, në kuadër të kompetencave të saj, nuk do të zbatojë asnjë masë ndëshkuese gjatë periudhës së tranzicionit dhe u bën thirrje shtyllave të tjera që të mbajnë të njëjtin qëndrim me përkushtim. Jemi duke punuar për informacione më të plota, të cilat do t’i zbulojmë në ditët në vijim”, shkroi Kurti në “X”.

ADVERTISEMENT

Por sipas BQK-së, nga sot ka një plan me “veprime shtesë të cilat pritet të realizohen në një afat sa më të shkurtër, por jo më gjatë se tre (3) muaj, në bashkëpunim edhe me bankat dhe institucionet tjera financiare”.

Rregullorja hyri në fuqi më 1 shkurt, ndërsa Qeveria e Kosovës u përball me një presion ndërkombëtar për ta shtyrë zbatimin.

Njoftimi i plotë i BQK-së për planin e ri të zbatimit të rregullores:

Plani i BQK-së për zbatim të lehtësuar të Rregullores për Operacione me Para të Gatshme

BQK në kuadër të veprimeve të saj për zbatim të lehtësuar të efekteve të rregullores për operacione me para të gatshme në komunitete të caktuara, njofton opinionin publik lidhur me Planin me veprime shtesë të cilat pritet të realizohen në një afat sa më të shkurtër, por jo më gjatë se tre (3) muaj, në bashkëpunim edhe me bankat dhe institucionet tjera financiare:

  1. Funksionalizimi i linjës së telefonit pa pagesë (0800-222-55), e-mailit për ankesa, si dhe numrit të dedikuar në ‘viber’
  2. Lehtësimi i kushteve për hapjen e llogarive bankare, në raste specifike në komunat me shumicë serbe, veçanërisht në katër komunat veriore, me mundësi të kompletimit të dokumenteve (dëshmi të adresës) edhe pas hapjes dhe aktivizimit të llogarisë
  3. Pezullimi i përkohshëm i tarifës të BQK-së e aplikueshme për hapje të degëve/zyrave, për të inkurajuar institucionet financiare jobankare (me theks për këmbimore) të licencuara për hapjen e zyrave në Komunat e Kosovës me shumicë serbe, veçanërisht në katër komunat veriore
  4. Zgjerimi i prezencës me degë bankare jobankare për mbulimin me degë shtesë dhe rritje të ofrimit të shërbimeve financiare në komunat në veri të vendit
  5. Organizimi i ofrimit të shërbimeve bankare (hapje e llogarisë) në mënyrë mobile nga bankat komerciale (remote banking) në secilën nga katër komunat veriore, në mënyrë të organizuar me qëllim të jenë sa më afër qytetarëve
  6. Vendosja e disa bankomatëve (ATM) si dhe pajisjeve tjera për pagesa elektronike (POS), apo vet-shërbime financiare
  7. Lehtësimi i procesit të këmbimit të dinarëve me EURO nga institucionet financiare dhe këmbimoret të licencuara
  8. Vazhdimi i aktivitetit të intensifikuar promovues, me materiale të personalizuara dhe thjeshtëzuara, video mesazheve, si dhe edukimit financiar të fokusuar
  9. Rritja e qasjes në financa, rritja e mëtejshme e kreditimit dhe pakove tjera financiare të fokusuara në këto zona nga institucionet financiare
  10. Rishikimi i kushteve të konvertimit me trajtim preferencial gjatë pranimit të fondeve dhe tërheqjes në bankomate (ATM) me kartela të skemave ndërkombëtare të lëshuara jashtë Kosovës

Këto veprime ndërmerren krahas angazhimit konstruktiv, në lehtësimin e mekanizmit të transferimit të mjeteve në mënyrë sa më efikase nga Serbia në Kosovë, përmes llogarive bankare dhe modeleve tashmë të njohura, të paraqitur në letrën e propozimit të BQK-së, me gatishmërinë për të shqyrtuar çdo opsion.

Ky plan kontribuon veçanërisht tek qytetarët me qasje të kufizuar në financa dhe shërbime financiare dhe mundëson rritjen e qasjes në financa të sigurta përmes bankave dhe institucioneve financiare jobankare, gjithpërfshirjen financiare dhe mbrojtjen e tyre nga aktivitetet financiare të pashëndosha, si angazhime të vazhdueshme të BQK-së mbi bazën e praktikave më të mira evropiane.

TË NGJASHME

PDK mban Konventën e Përgjithshme, Krasniqi kandidati i vetëm për kryetar

PDK mban Konventën e Përgjithshme, Krasniqi kandidati i vetëm për kryetar

2025-06-21
Mbahet sot Provimi i Maturës Shtetërore

Mbahet sot Provimi i Maturës Shtetërore

2025-06-21
Sot përpjekja e 35-të për konstituimin e Kuvendit

Sot përpjekja e 35-të për konstituimin e Kuvendit

2025-06-21
Moti për vikend me diel dhe pak vranësira

Moti për vikend me diel dhe pak vranësira

2025-06-21
Next Post
Rukiqi: Kurti manipulon duke e shtrembëruar realitetin e performancës së dobët në ekonomi

Rukiqi: Kurti manipulon duke e shtrembëruar realitetin e performancës së dobët në ekonomi

Related Post

Kurti sot dhe nesër në Shqipëri për 28 nëntor, s’flet nëse do të takohet me Ramën

Kurti sot dhe nesër në Shqipëri për 28 nëntor, s’flet nëse do të takohet me Ramën

2023-11-27
Kurti: Radoiçiq po përgatit sulme të reja ndaj Kosovës, po paguan nga dy mijë euro pjesëtarë terroristë

Kurti: Radoiçiq po përgatit sulme të reja ndaj Kosovës, po paguan nga dy mijë euro pjesëtarë terroristë

2023-12-23
Stuttgart fiton bindshëm ndeshjen e parë të play-aut-it

Stuttgart fiton bindshëm ndeshjen e parë të play-aut-it

2023-06-01

KATEGORITË

  • Botë
  • Ekonomi
  • I PAKATEGORIZUAR
  • Kulturë
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Sport

TEDEL

TEDEL është një platformë, kryesisht e bazuar në ueb, që mbledh fakte nga burime të zgjedhura autentike.

  • BALLINA
  • LAJME
  • BOTë
  • SPORT
  • EKONOMI
  • KULTURë
  • LIFESTYLE

LAJMET

PDK mban Konventën e Përgjithshme, Krasniqi kandidati i vetëm për kryetar

PDK mban Konventën e Përgjithshme, Krasniqi kandidati i vetëm për kryetar

3 DITË MË PARË
Mbahet sot Provimi i Maturës Shtetërore

Mbahet sot Provimi i Maturës Shtetërore

3 DITË MË PARË
Sot përpjekja e 35-të për konstituimin e Kuvendit

Sot përpjekja e 35-të për konstituimin e Kuvendit

3 DITË MË PARË
Moti për vikend me diel dhe pak vranësira

Moti për vikend me diel dhe pak vranësira

3 DITË MË PARË
Hamiti i ashpër me Qeverinë Kurti: Është qeveria më e korruptuar që ka pasur Kosova

Hamiti i ashpër me Qeverinë Kurti: Është qeveria më e korruptuar që ka pasur Kosova

5 DITË MË PARË
Platini: Dola i pafajshëm po më vodhën dhjetë vjet

Platini: Dola i pafajshëm po më vodhën dhjetë vjet

3 DITË MË PARË
Bayerni fitoi ndaj Bocas dhe siguroi kalimin në fazën e eliminimit direkt

Bayerni fitoi ndaj Bocas dhe siguroi kalimin në fazën e eliminimit direkt

3 DITË MË PARË
Messi i sjell fitoren historike Inter Miami, Porte ende pa fitore

Messi i sjell fitoren historike Inter Miami, Porte ende pa fitore

5 DITË MË PARË
Juventusi tregoi forcë kundër Al-Ain, fitoi thellë në ndeshjen e parë në Kupën e Botës për Klube

Juventusi tregoi forcë kundër Al-Ain, fitoi thellë në ndeshjen e parë në Kupën e Botës për Klube

5 DITË MË PARË
Presidenti Trump e pret ekipin e Juventusin në Shtëpinë e Bardhë dhe i vë në siklet futbollistët me një pyetje

Presidenti Trump e pret ekipin e Juventusin në Shtëpinë e Bardhë dhe i vë në siklet futbollistët me një pyetje

5 DITË MË PARË

NA NDIQNI Në:

  • +383 49 000 000
  • info@tedel.co

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Botë
  • Sport
  • Ekonomi
  • Kulturë

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL