Nesër në Ambasadën amerikane do të mbahet një takim ku të ftuar janë përfaqësues të Qeverisë, partive politike, organizatave jo qeveritare e medieve. Kryetemë e këtij takimi është Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe.
Nga Qeveria pjesëmarrës nuk do të jetë kryeministri Albin Kurti por do të jetë Luan Dalipi, shef i Stafit të kryeministrit. Këtë e ka konfirmuar për Tëvë1, zëdhënësi i Qeverisë Përparim Kryeziu
Ai ka thënë se ftesa ka ardhur për Dalipin, e jo për Kurtin.
“Në takime, diskutime e ngjarje të ndryshme në të cilat merr pjesë Kryeministri, zakonisht atyre ju paraprijnë edhe ftesa e dedikuar dhe e personalizuar për Kryeministrin. Një ftesë të tillë nuk ka pasur në këtë rast. Për takimin në fjalë, ftesë ka pranuar Shefi i Stafit të Kryeministrit, Luan Dalipi, i cili do të marrë pjesë nesër”, ka thënë Kryeziu.