F.B.
Optimizmi qesharak i presidentit të FFK-së Agim Ademi pas hedhjes së shortit në Ligën e kombeve, ku shprehet se do të dalim të parët në grup dhe do të kalojmë në një rang më lartë.
Ja pse po del qesharak dhe aspak serioz me ketë deklaratë, sikurse çdo herë në deklaratat e tij ja disa fakte:
1. Kosova nuk ka trajner
2. Raportet president- lojtar janë të acaruara
3. Raportet president – trajner kosovar, shqiptar janë si mos më keq
4. Edon Zhegrova i cili është në formën më të mirë është lënë anash
5. Futbollistët vendor të Super ligës jane të përbuzur
6.Talentet e rinjë po na ikin nëpër kombëtaret tjera
Ndërkaq, presidenti FFK-së po mendon ende për eksperimente me trajner, lojtar dhe me fjalë të mëdha se ne do të dalim të paret në grup. Po të ishte me fjalë ne larg do te arrinim por, mungon puna ekipore, profesionalizmi, seleksionimi, sinqeriteti, serioziteti, kultura sportive e mbi të gjitha ajo njerëzore.
A po harron Ademi se e kemi në grup Rumaninë ndërkaq, nuk po them për kombëtare të tjera qe janë më të lehta dhe të kalueshme por, ky optmizëm është i pamatur, folklorik dhe vetem sa për tu munduar me hedh hi syve të tjerëve.
Po, kombëtarja e Kosovës ndoshta mund edhe te dal e para në grup por çka pastaj?
Sa vite na shkuan, sa gjenerata do të na shkojnë edhe sa vite të tjera duhet eksperimentuar për të shkuar në një Evropian, apo do ta presim 2030 në Prishtinë?
President, po të deklaroje se jemi të kënaqur me shortin dhe kemi gjasa të kualifikohemi, kjo do të ishte deklaratë e matur, serioze dhe ma e kuptueshme.
Po e përmbyllë me një thënje të gazetarit sportiv Agim Binaku, tashmë të ndjerë :
MAHIN (HUMORIN) ANASH!