F.B.
Blerta Deliu – Kodra e ka quajtur sulm ndaj demokracisë Projektligjin për Komisionin e Pavarur për Medie, i cili kërkon ndryshimin e rregullimit të medieve online nga sistemi i vetërregullimit në rregullim shtetëror, duke i detyruar ato që t’i nënshtrohen procedurës së licencimit shtetëror.
“Këto ndryshime dekurajojnë gazetarët të raportojnë për çështje me interes publik nga frika e hakmarrjes shtetërore. Kontrolli shtetëror i medias minon edhe aspiratën e Kosovës drejt Bashkimit Evropian”, ka thënë deputetja e PDK-së.
Ajo ka kërkuar rishqyrtim të projektligjit para se të bëhet vonë për sa i përket arenës ndërkombëtare.