E Diel, Qershor 8, 2025
TEDEL
Advertisement
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
TEDEL
No Result
View All Result

Muzeu i luftës në Krushë të Madhe, drejt finalizimit

1 year MË PARË
in Kulturë
Share on FacebookShare on Twitter

Muzeu i luftës në Krushë të Madhe të Rahovecit është gati drejt finalizimit. Pritet që ky muze të hapet në përvjetorin e masakrës që ndodhi në mars 1999. Shumë dëshmi të masakrimit të 241 banorëve të saj, do të ruhen si dëshmi për gjeneratat e reja.

Në shkurt të viti 2019, Krusha e Madhe ndërmori iniciativën për ndërtimin e Muzeut të luftës. Fshati në komunën e Rahovecit ka shumë për të rrëfyer për masakrën që forcat serbe kryen në mars të vitit 1999. Prandaj, vendosën që provat e krimit serb, t’i mbledhin e ruajnë për gjeneratat e reja. As pas 25 vjetësh, tmerri i atyre ditëve nuk mund të harrohet, raporton RTKlive.

“Vazhdimisht më pasqyrohen figurat, dhjetëra fëmijë të shtypur nga betonet, të vrarë me plumba, njerëz gra pleq, fëmijë, derisa na marrin neve ashtu të plagosur, na kamuflojnë për të na nisë në drejtim të Shqipërisë, ku pa ec as dy tre kilometra, sapo t’i hapsh sytë sheh duke hapur varreza për skaj rrugës, njerëz që vdisnin”, tha për RTK-në Sejfullah Sejfullahu, banor i Krushës së Madhe.

Për gati katër vjet janë marrë 202 dëshmi nga të mbijetuarit e asaj masakre e shumë dëshmitarë kanë ndërruar jetë. Por muzeu do të përfshijë shenjëzimin e vendeve ku ndodhi krimi.

“Ideja është që një qytetar i huaj, që nuk e ka mundësinë që të vijë fizikisht, mund të kyçet edhe në qasje direkte në Muzeun e Krushës në mënyrë virtuale, pasi që, të gjitha këto dëshmi, ç’farë do që janë , qofshin të historikut të dëshmive orale të të mbijetuarve të masakrës, përveçse në shqip, janë në proces të përkthimit më saktë në gjuhën angleze dhe serbe, me qëllim që gjeneratat e reja ta kuptojnë se sa i kanë hyrë në hak popullit shqiptar dhe popujve të tjerë”, tha Selami Hoti, përfaqësues i fshatit Krushë e Madhe.

ADVERTISEMENT

Gjithsesi, muzeu i luftës do të jetë gati para përvjetorit përkujtimor.

“Vendosja e artefakteve, dëshmive të luftës, ka të bëjë vetëm me pjesën e Krushës së Madhe. Do të jetë prezantimi i ekspozitës i dëshmive, i ngjarjeve, dhe do ta shohim një objekt, një muze që kushdo që do të vijë ta vizitojë, ta shef dhimbjen, përjetimin, si dhe dëshmitë që kanë mbetur nga pjesa e luftës”, Arbër Zenuni, kryesues i Kuvendit Komunal të Rahovecit.

I gjithë territori i Rahovecit pothuajse është një muze lufte, pasi numërohen shumë masakra në atë pranverë, por në Krushë të Madhe atë mëngjes marsi u vranë, u masakruan 241 persona banorë e mysafirë të fshatit, ku ende figurojnë të zhdukur edhe 64 krushjanë, së bashku me profesorin Ukshin Hoti.

TË NGJASHME

QKK shpall konkurs për mbështetje filmash

QKK shpall konkurs për mbështetje filmash

2025-05-23
Dalin në shitje biletat për Festivalin ‘Sunny Hill’

Dalin në shitje biletat për Festivalin ‘Sunny Hill’

2025-04-07
Ndahet nga jeta ikona e kinematografisë, Margarita Xhepa

Ndahet nga jeta ikona e kinematografisë, Margarita Xhepa

2025-04-03
Shënohet Dita Botërore e Teatrit

Shënohet Dita Botërore e Teatrit

2025-03-27
Next Post
Së paku 51 viktima janë shënuar nga zjarret masive në Valparaiso të Kilit

Së paku 51 viktima janë shënuar nga zjarret masive në Valparaiso të Kilit

Related Post

A po e shqyrton SHBA-ja hedhjen e ndihmave në Gazë nga ajri?

A po e shqyrton SHBA-ja hedhjen e ndihmave në Gazë nga ajri?

2024-02-29
Vuçiq për mediat në Sarajevë: Nuk bëj lojëra të dyfishta për çështjen e Kosovës

Vuçiq për mediat në Sarajevë: Nuk bëj lojëra të dyfishta për çështjen e Kosovës

2023-08-04
Protestuesit e KEK-ut ulen para Qeverisë, i bëjnë thirrje Kurtit t’i pres në takim urgjent

Protestuesit e KEK-ut ulen para Qeverisë, i bëjnë thirrje Kurtit t’i pres në takim urgjent

2023-08-09

KATEGORITË

  • Botë
  • Ekonomi
  • I PAKATEGORIZUAR
  • Kulturë
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Sport

TEDEL

TEDEL është një platformë, kryesisht e bazuar në ueb, që mbledh fakte nga burime të zgjedhura autentike.

  • BALLINA
  • LAJME
  • BOTë
  • SPORT
  • EKONOMI
  • KULTURë
  • LIFESTYLE

LAJMET

Mendimi për motin: Vala e të nxehtit vazhdon deri në fundjavë, shmangeni ekspozimin në diell nga ora 10 -16

Mendimi për motin: Vala e të nxehtit vazhdon deri në fundjavë, shmangeni ekspozimin në diell nga ora 10 -16

5 DITË MË PARË
Nis trajtimi i pacientëve me epilepsi farmakorezistente me metodën VNS

Nis trajtimi i pacientëve me epilepsi farmakorezistente me metodën VNS

5 DITË MË PARË
Ngërçi politik/ Paralajmërimi i papritur nga ish-ambasadori holandez: Merz mund ta telefonojë LDK-në për…!

Ngërçi politik/ Paralajmërimi i papritur nga ish-ambasadori holandez: Merz mund ta telefonojë LDK-në për…!

1 JAVË MË PARË
RTK me zyrë të re rajonale në Pejë, falë JICA-s dhe Komunës së Pejës

RTK me zyrë të re rajonale në Pejë, falë JICA-s dhe Komunës së Pejës

1 JAVË MË PARË
Britania kërkon formim urgjent të qeverisë, shpreh shqetësim për veriun

Britania kërkon formim urgjent të qeverisë, shpreh shqetësim për veriun

1 JAVË MË PARË
Zyrtare: Nderim Nexhipi rikthehet te Ballkani si drejtor sportiv

Zyrtare: Nderim Nexhipi rikthehet te Ballkani si drejtor sportiv

5 DITË MË PARË
Sami Boroci bëhet Drejtorit Sportiv te Malisheva

Sami Boroci bëhet Drejtorit Sportiv te Malisheva

5 DITË MË PARË
Chelsea, fitues i Ligës së Konferencës

Chelsea, fitues i Ligës së Konferencës

2 JAVË s MË PARË
Rahoveci sërish kampion i Kosovës në hendboll

Rahoveci sërish kampion i Kosovës në hendboll

2 JAVË s MË PARË
Zyrtare: Real Madrid dhe Carlo Ancelotti ndajnë rrugët pas një epoke të lavdishme

Zyrtare: Real Madrid dhe Carlo Ancelotti ndajnë rrugët pas një epoke të lavdishme

2 JAVË s MË PARË

NA NDIQNI Në:

  • +383 49 000 000
  • info@tedel.co

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Botë
  • Sport
  • Ekonomi
  • Kulturë

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL