E Hëne, Maj 12, 2025
TEDEL
Advertisement
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
TEDEL
No Result
View All Result

Skena fantastike në Hong Kong, 40 mijë njerëz në stërvitjen e Messi dhe ekipit

1 year MË PARË
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Lionel Messi (36) nuk ndalet së shkaktuari vëmendje të pabesueshme në çdo cep të botës ku shfaqet.

Inter Miami i tij është aktualisht në një turne aziatik, në kuadër të të cilit ata do të luajnë një ndeshje kundër ekipit të yjeve të Hong Kongut të dielën në orën 9 të mëngjesit me kohën tonë.

Ardhja e djeshme tashmë shkaktoi delir në aeroport, ndërsa sot u zhvillua një stërvitje e hapur para 40 mijë njerëzve që erdhën për të parë një nga futbollistët më të mëdhenj të të gjitha kohërave pavarësisht çmimit të lartë prej 90 euro për biletë.

Përveç Messi dhe yjeve të tjerë të lojës, si Luis Suarez dhe Jordi Alba, entuziazëm shkaktoi edhe bashkëpronari i klubit David Beckham, i cili u shfaq disa orë para stërvitjes aktuale, kur tribunat tashmë ishin mbushur plotësisht.

ADVERTISEMENT

Beckham falënderoi të pranishmit për pritjen e veçantë dhe mori pjesë në një seancë trajnimi të organizuar për 80 fëmijë vendas.

Lojtarët e Majamit u stërvitën vetëm për 40 minuta në vend të orës e gjysmë të planifikuar për shkak të tifozëve të shumtë që u përpoqën të kapnin një foto apo firmë kryesisht të Messi, por edhe të bashkëlojtarëve të tij.

Përveç seancës së shkurtër stërvitore, tifozët u zhgënjyen edhe nga fakti që Messi pjesën më të madhe të stërvitjes e kaloi duke u shtrirë pasi ende është duke u rikuperuar nga lëndimi.

Megjithatë, trajneri i Miamit, Gerardo Martino, ka bërë të ditur se ata me siguri do të luajnë të paktën disa minuta të dielën për t’ia shpërblyer tifozëve për pritjen e tyre të mrekullueshme.

TË NGJASHME

Superliga vazhdon sot me dy ndeshje, përballje direkte për t’i ikur barazhit

Superliga vazhdon sot me dy ndeshje, përballje direkte për t’i ikur barazhit

2025-05-07
Dukagjini fiton ngushtë ndaj Feronikelit

Dukagjini fiton ngushtë ndaj Feronikelit

2025-04-27
Gjyqtari i “El Clasicos” mbrëmë i përjashtoi me të kuq tre lojtarë të Realit

Gjyqtari i “El Clasicos” mbrëmë i përjashtoi me të kuq tre lojtarë të Realit

2025-04-27
Peja mposht Yllin dhe siguron gjysmëfinalen e play-offit

Peja mposht Yllin dhe siguron gjysmëfinalen e play-offit

2025-04-17
Next Post
Kurti dhe komandanti i KFOR-it bisedojnë për situatën e sigurisë në vend

Kurti dhe komandanti i KFOR-it bisedojnë për situatën e sigurisë në vend

Related Post

Rahoveci regjistron fitoren e katërt, mposht Bashkimin

Rahoveci regjistron fitoren e katërt, mposht Bashkimin

2023-03-11
Majlinda Kelmendi udhëheq kampin me mbi një mijë xhudistë në Itali

Majlinda Kelmendi udhëheq kampin me mbi një mijë xhudistë në Itali

2024-01-05
25 vjet nga Beteja e Koshares

25 vjet nga Beteja e Koshares

2024-04-09

KATEGORITË

  • Botë
  • Ekonomi
  • I PAKATEGORIZUAR
  • Kulturë
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Sport

TEDEL

TEDEL është një platformë, kryesisht e bazuar në ueb, që mbledh fakte nga burime të zgjedhura autentike.

  • BALLINA
  • LAJME
  • BOTë
  • SPORT
  • EKONOMI
  • KULTURë
  • LIFESTYLE

LAJMET

Në Ditën e Evropës, presidentja kërkon heqjen e masave nga BE-ja

Në Ditën e Evropës, presidentja kërkon heqjen e masave nga BE-ja

3 DITË MË PARË
Tërmet 3.1 shkallë në afërsi të Mitrovicës

Tërmet 3.1 shkallë në afërsi të Mitrovicës

3 DITË MË PARË
Abdixhiku kritikon komunitetet joshumicë: Të pa interesuar me përmbajtje, të interesuar në kopjimin e gjuhës fyese të polarizuesve

Abdixhiku kritikon komunitetet joshumicë: Të pa interesuar me përmbajtje, të interesuar në kopjimin e gjuhës fyese të polarizuesve

5 DITË MË PARË
Tentim vrasje në Strellc të Deçanit

Tentim vrasje në Strellc të Deçanit

5 DITË MË PARË
Dështon sërish konstituimi i Kuvendit, seanca vazhdon pas 48 orësh

Dështon sërish konstituimi i Kuvendit, seanca vazhdon pas 48 orësh

5 DITË MË PARË
Superliga vazhdon sot me dy ndeshje, përballje direkte për t’i ikur barazhit

Superliga vazhdon sot me dy ndeshje, përballje direkte për t’i ikur barazhit

5 DITË MË PARË
Dukagjini fiton ngushtë ndaj Feronikelit

Dukagjini fiton ngushtë ndaj Feronikelit

2 JAVË s MË PARË
Gjyqtari i “El Clasicos” mbrëmë i përjashtoi me të kuq tre lojtarë të Realit

Gjyqtari i “El Clasicos” mbrëmë i përjashtoi me të kuq tre lojtarë të Realit

2 JAVË s MË PARË
Peja mposht Yllin dhe siguron gjysmëfinalen e play-offit

Peja mposht Yllin dhe siguron gjysmëfinalen e play-offit

4 JAVË s MË PARË
Fituesi i Kupës kundër kampionit në gjysmëfinale

Fituesi i Kupës kundër kampionit në gjysmëfinale

4 JAVË s MË PARË

NA NDIQNI Në:

  • +383 49 000 000
  • info@tedel.co

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Botë
  • Sport
  • Ekonomi
  • Kulturë

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL