F.B.
Manchester Utd kthehet me pikë të plota ndonëse në finish e ka rrezikuar fitoren nga skuadra vendase.
Shtatë gola në stadiumin “Molineux” por Manchester Utd nuk ka lejuar që të befasohet në çastet e fundit, duke shënuar fitore me rezultat 4:3 ndaj mikpritësit Wolves.
Për Manchester Utd shënuan Rashford (5′), Hojlund (22′), McTominay (75′) e Mainoo (90+7’) dhe për vendasit realizuan Sarabia (71′) e Kilman (85′) e Neto (90+5’).
Pas javës së 22-të në Premier League, Manchester Utd renditet në vend të shtatë me 35 pikë e Wolves në të 11-tin me 29 sosh.