Profesori, Fatmir Çollaku i ftuar në “Info Plus “ të RTK-së ka folur për vendimin e BQK-së për ndalimin e qarkullimit të dinarit serb në Kosovë, i cili sot ka hyrë në fuqi, si dhe për sigurinë në vend.
Çollaku ka theksuar se fusha e sigurisë është tejet delikate sepse çdo ngjarje dhe zhvillim shoqëror, ekonomik dhe sportiv atakojnë sigurinë në kuptimin e përkeqësimit të situatës dhe shtimit të agresivitetit, apo çfarëdo qoftë tjetër që mund të ndikojnë në përshkallëzim.
“Në rastin konkret kjo masë e Bankës Qendrore që ka të bëjë ekskluzivisht me fushën e ekonomike për ndalimin të dinarit si mjet pagese në Republikën e Kosovës është një masë që në kuptimin e autonomisë vendimmarrëse të institucionit është kushtetuese. Këtë e kanë konfirmuar edhe shumë ekonomistë që e njohin këtë fushë”, ka thënë ai.
Por, sipas tij, ka zëra nga miqtë ndërkombëtarë dhe nga SHBA-të që duhet të ndryshohet ose prolongohet zbatimi i këtij vendimi.