Gjykata e Prishtinës sot pritet të shpall Aktgjykimin për ish-ministrin e infrastrukturës Pal Lekaj, këshilltarin e tij politik, Eset Berishën, sekretarin e përgjithshëm të Ministrisë së Infrastrukturës, Nebih Shatrin dhe drejtorin e prokurimit publik, Besim Tahiri, në lidhje me pagesën prej 53 milionë eurove që Qeveria e Kosovës i kishte paguar “Bechtel-Enkës” për zgjatjen e afatit të përfundimit të punimeve në autostradën ‘Arbën Xhaferi’.
Secili veç e veç akuzohen për veprën penale keqpërdorim i detyrës zyrtare në bashkëkryerje.
Aktgjykimin për këtë rast pritet ta marr gjyqtarja Violeta Namani me anëtarët Vesel Ismajli dhe Musa Konxheli.
Prokuroria kishte kërkuar dënim maksimal për të akuzuarit kurse mbrojta lirimin e të pandehurve në seancën kur janë thënë fjalët përfundimtare.