Kuvendi i Kosovës këtë javë do t’i mbajë dy seanca. Të mërkurën do të jetë vazhdim i seancës së papërfunduar, ndërsa të enjten do të jetë seanca e re.
Shefja e grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, foli për Projekt kodin civil, e cila tha se ka qëndrime të ndryshme sa i përket projekt-kodit.
Ndërsa, shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, tha se të mërkurën partia e tij do të propozojë një rezolutë përmes së cilës do të kërkohet shkarkimi i ministres së Tregtisë, Rozeta Hajdari.