F.B.
Në javën e 18-të të Prince Caffe Superligës u zhvilluan përballje kryesisht të barabarta me fituesit që janë vendosur në fund.
Peja fitoi derbin e kësaj xhiro ndaj Golden Eagle Yllit, duke u rikthyer nga disavantazhi prej 18 pikëve për të fituar 72:77, ndërsa edhe kësaj radhe më i miri te kampionët e Kosovës ishte Justin Davis me 22 pikë e shtatë kërcime. Ai kontribuoi edhe me katër topa të vjedhur dhe një bllokadë.
Sigal Prishtina ndonëse jo pa vështirësi mundi Istogun, ku qendra prishtinase Fisnik Rugova zhvilloi ndeshje të jashtëzakonshme me 21 pikë, 15 kërcime e pesë asistime. Fisi e kishte indeksin 35 apo më të lartin e kësaj xhiro.
Fitore shumë të vlefshme shënoi Bashkimi ndaj Proton Cable Prizrenit, ndërsa më i miri te Portokallezinjtë ishte Altin Morina me 17 pikë, pesë kërcime dhe tri asistime.
Edhe Trepça jo pa vështirësi shënoi fitore, ku kësaj radhe mundi Vëllaznimin, që ishte fitorja e 11-të radhazi, ndërsa te mitrovicasit u dalluan Darnell Edge me 22 pikë, dy kërcime e tri asistime dhe Dardan Kapiti me 16 pikë, katër kërcime dhe një asistim.
MVP
Justin Davis (Peja) 22 pikë, 7 kërcime, / asistime, 21 indeksi
Top 5
Fisnik Rugova (Sigal Prishtina) 21 pikë, 15 kërcime, 5 asistime, 35 indeksi
Altin Morina (Bashkimi) 17 pikë, 5 kërcime, 3 asistime, 21 indeksi
Justin Davis (Peja) 22 pikë, 7 kërcime, / asistime, 21 indeksi
Darnell Edge (Trepça) 22 pikë, 2 kërcime, 3 asistime, 21 indeksi
Dardan Kapiti (Trepça) 16 pikë, 4 kërcime, 1 asistim, 20 indeksi