F.B.
Klubi i basketbollit Proton Cable Prizreni ka mbetur pa trajner.
Në fakt, klubi i Superligës ka njoftuar se i ka ndarë rrugët me trajnerin Igol Mihajlovski.
Prizrenasit thonë se këtë vendim e morën pasi nuk ishin të kënaqur me punën që e bëri trajneri, prandaj edhe u shkarkua.
Gjatë kësaj jave, ekipi prizrenas do ta emërojë trajnerin e ri.