F.B.
Kryeministri Albin Kurti gjatë fjalimit të tiFj në punimet e konferencës së Bashkimit Evropian, ka thënë se Brukseli dhe Washingtoni bashkë me Ballkanin Perëndimor takohen në Shkup për rritjen ekonomike.
Ka falënderuar akterët ndërkombëtarë për këtë konferencë, duke e cilësuar si “ecje e përshpejtuar drejt BE-së që është qëllimi e fati ynë”.
“Vlerat e BE-së duhet të bëhen reforma tek ne ndërsa mbështetja e BE-së duhet të jetë edhe financiare”, ka theksuar Kurti.
Ai ka theksuar se sot do të bëhet dorëzimi i listës së reformave të diskutuara, ndërkaq më vonë edhe lista e projekteve indikative
“Te reforma në qendër e kemi reformën e administratës publike dhe të menaxhimit të financave publike, ndërkaq në kuadër të projekteve i kemi ato për agjendën e gjelbër, digjitalizimin, investimet në sektorin privat dhe ngushtimit të hendekut infrastrukturor”, ka deklaruar Kurti para të pranishmëve.