E Shtunë, Shtator 13, 2025
TEDEL
Advertisement
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
TEDEL
No Result
View All Result

“Pushteti dhe Intelektualët” libri që zbulon profilin e Ibrahim Rugovës

2 years MË PARË
in Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Në 18 vjetorin e vdekjes së ish-presidentit Ibrahim Rugova, është promovuar libri “Pushteti dhe Intelektualët”, ku u tha se janë përmbledhur intervistat e viteve 1969-2005, e ku zbulohet profili i Rugovës si intelektual, mendimtar i madh dhe atdhetar.

Libri është promovuar nga Fondacioni “Ibrahim Rugova”, fondacion ky të cilin e lavdëroi edhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

Sipas tij, ky libër zbulon profilin e tij prej një intelektuali dhe atdhetari të madh, se si nga Parisi sillte në Prishtinë, idetë pluraliste e demokratike.

Abdixhiku: Rrugëtimi i Rugovës nuk është rrëfim për të djeshmen e Kosovës, por shtegdalje e së nesërmes

“Fondacioni ynë, tashmë ka bërë një traditë në fushën e botimeve, duke u kujdesur që ta ruaj, ta kultivoj dhe ta përcjell tek brezat e reja, mendimin politik, letrar e kulturor të Ibrahim Rugovës, duke e vlerësuar si një trashëgimi tejet të vlefshme, bazike për të njohur Kosovën e djeshme dhe për të shërbyer prej saj për të ndërtuar Kosovën e nesërme… Rrugëtimi i vështirë, por i kujdesshëm i presidentit Rugova, nuk është vetëm një rrëfim për të djeshmen e Kosovës, për historinë tonë, por më shumë shtegdalje drejt së nesërmes, një mundësi e mirë për të sotmen, për të kuptuar si ecet me vetëdije nga e ardhmja më pozitive dhe progresive… Ky libër na zbulon profilin e tij prej një intelektuali dhe atdhetari të madh, na tregon se si nxënësi i Parisit të Francës, sillte në Prishtinë idetë pluraliste e demokratike, admironte kulturën autoktone dhe fliste me pozitivitet për të,” tha Abdixhiku.

ADVERTISEMENT

Profesori dhe studiuesi, Muhamet Hamiti tha se libri përmbledh intervistat e viteve 1969-2005, por mbizotërojnë vitet e 70-ta dhe 80-ta, sepse ka qenë një veprimtari intensive.

Hamiti: Libri përmbledh intervistat e viteve 1969-2005

“Përmbledh intervistat e viteve 1969-2005, por që natyrshëm e mbizotëron vitet 70 dhe 80, sepse ka qenë veprimtari intensive, diturore e Rugovës e asaj kohe… Libri “Pushteti dhe Intelektualët “ strukturon gjashtë kapituj për të dhënë një ide”, shtoi ai.

Ndërkaq, profesori Ndue Ukaj tha se libri paraqet intelektualin nëpër faza të ndryshme si lexues, studiues e nismëtar të ideve letrare, kulturore dhe shoqërore.

Ukaj: Përmes librit mund të kuptojmë si u zhvillua poeti Rugova dhe u bë kritik dhe mendimtar i madh

“Libri ka vlerën e vet, sepse na paraqet intelektualin nëpër faza të ndryshme si lexues, studiues e nismëtar të ideve letrare, kulturore e shoqërore. Përmes këtij libri na dëshmohet edhe një herë se Rugova ishte intelektual me formim të mirëfilltë dhe përmes tij mund të kuptojmë më mirë si u zhvillua poeti Rugova dhe u bë kritik dhe mendimtar i madh,” vijoi Ukaj.

Ish-Presidenti Rugova ka ndërruar jetë më 21 janar të vitit 2006 dhe është varrosur me nderime të larta shtetërore dhe ushtarake./

TË NGJASHME

Osmani nënkupton përfshirjen e gazetarëve në plane kundër shtetit

Osmani nënkupton përfshirjen e gazetarëve në plane kundër shtetit

2025-09-11
Tërmet në Maqedoninë e Veriut

Tërmet në Maqedoninë e Veriut

2025-09-11
GAP: Komunat në krizë, borxhe, zbrazje dhe mungesë transparence

GAP: Komunat në krizë, borxhe, zbrazje dhe mungesë transparence

2025-09-11
Shënohet sot përvjetori i sulmeve të 11 Shtatorit, homazhe edhe në Kosovë

Shënohet sot përvjetori i sulmeve të 11 Shtatorit, homazhe edhe në Kosovë

2025-09-11
Next Post
Abazi: Rugova ka bërë historinë më të ndritshme të shqiptarëve duke ia zgjatur dorën edhe Thaçit edhe Haradinajt

Abazi: Rugova ka bërë historinë më të ndritshme të shqiptarëve duke ia zgjatur dorën edhe Thaçit edhe Haradinajt

Related Post

Arben Vitia riemërohet ministër i Shëndetësisë

Arben Vitia riemërohet ministër i Shëndetësisë

2022-12-26
Dita Botërore të Autizimit, kërkohet më shumë angazhim për autikët

Dita Botërore të Autizimit, kërkohet më shumë angazhim për autikët

2024-04-02
FBK fillon fushatën ANTI-DOPING në basketboll

FBK fillon fushatën ANTI-DOPING në basketboll

2023-01-31

KATEGORITË

  • Botë
  • Ekonomi
  • I PAKATEGORIZUAR
  • Kulturë
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Sport

TEDEL

TEDEL është një platformë, kryesisht e bazuar në ueb, që mbledh fakte nga burime të zgjedhura autentike.

  • BALLINA
  • LAJME
  • BOTë
  • SPORT
  • EKONOMI
  • KULTURë
  • LIFESTYLE

LAJMET

Osmani nënkupton përfshirjen e gazetarëve në plane kundër shtetit

Osmani nënkupton përfshirjen e gazetarëve në plane kundër shtetit

2 DITË MË PARË
Tërmet në Maqedoninë e Veriut

Tërmet në Maqedoninë e Veriut

2 DITË MË PARË
GAP: Komunat në krizë, borxhe, zbrazje dhe mungesë transparence

GAP: Komunat në krizë, borxhe, zbrazje dhe mungesë transparence

2 DITË MË PARË
Shënohet sot përvjetori i sulmeve të 11 Shtatorit, homazhe edhe në Kosovë

Shënohet sot përvjetori i sulmeve të 11 Shtatorit, homazhe edhe në Kosovë

3 DITË MË PARË
Moti sot i paqëndrueshëm dhe me shi

Moti sot i paqëndrueshëm dhe me shi

3 DITË MË PARË
Nesër hidhet shorti për edicionin e ri të basketbollit në Kosovë

Nesër hidhet shorti për edicionin e ri të basketbollit në Kosovë

2 DITË MË PARË
Eurobasket 2025: Të premten zbresin në parket katër më të mirat

Eurobasket 2025: Të premten zbresin në parket katër më të mirat

2 DITË MË PARË
Ronaldo zgjidhet “Më i miri i të gjitha kohëve” në Portugali

Ronaldo zgjidhet “Më i miri i të gjitha kohëve” në Portugali

2 DITË MË PARË
Sylvinho: Ishte një ndeshje e vështirë, morëm tri pikë të rëndësishme

Sylvinho: Ishte një ndeshje e vështirë, morëm tri pikë të rëndësishme

3 DITË MË PARË
Shqipëria e rrëmben vendin e dytë, duhet të fitojë në Serbi për ta kapur “play-off”-in

Shqipëria e rrëmben vendin e dytë, duhet të fitojë në Serbi për ta kapur “play-off”-in

4 DITË MË PARË

NA NDIQNI Në:

  • +383 49 000 000
  • info@tedel.co

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Botë
  • Sport
  • Ekonomi
  • Kulturë

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL