Familja Fejzullahu nga fshati Shallc i Vushtrrisë ka marrë lajmin e hidhur për vdekjen e familjarit të tyre.
Zyrtari policor dhe veterani i Ushtrisë Çlitimtare të Kosovës, Milaim Fejzullahu ka vdekur në moshën 57 vjeçare.
Lajmin për vdekjen e tij e kanë dhënë familjarët përmes një postimi në rrjtet sociale.
“Me pikëllim të thellë, njoftojmë familjarët, miqët dhe shokët se sot me datën 14.01.2024 në fshatin Shallc, Vushtrri ndërroi jetë më i dashuri ynë Milaim(Adem) Fejzullahu ne moshën 57 vjeçare. Varrimi do të bëhet të dielen me datën 14.01.2024 në varrezat e fshatit Shallc, Vushtrri në ora 15:00 me Ikindi. Do të kujtojmë gjithmonë”, thuhet në njoftimin e familjes në Facebook.
Dega e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Vushtrri iu shprehu ngushëllime familjarëve.