F.B
Instituti GAP organizon konferencë për media me temë “Prirja për të emigruar nga Kosova pas liberalizimit të vizave: ndikimi në fuqinë punëtore”. (Instituti GAP, “Pejton”, Prishtinë, ora 10:00)
Në Gjykatën Themelore të Prishtinës, Departamenti i Krimeve të Rënda, mbahet seanca ndaj të akuzuarit Arsim Limani, i dyshuar për vrasje të rëndë të mbetur në tentativë ndaj gazetarit të RTK-së, Alban Selimi. (Pallati i Drejtësisë, Hajvali, ora 10:00)
Shoqata “Arti Pakufi” dhe SHMLAA “Odhise Paskali” në Pejë organizojnë “Promovimin e pasurive të trashëgimisë kulturore dhe natyrore përmes artit në komunën e Pejës”. (Hambari i Haxhi Zekës në Pejë, ora 15:00)
Shërbimi Korrektues i Kosovës organizon ceremoninë e nënshkrimit të kontratës së 70 kandidatëve për zyrtarë korrektues të rinj të gjeneratës së 44-të, të Shërbimit Korrektues të Kosovës. Marrin pjesë, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani. (Objekti i ish- Pallatit të Shtypit, “Rilindja”, Amfiteatri i Madh, Prishtinë, ora 16:00)
Hapet Ekspozita Ndërkombëtare “Gara e Artit Global – KOSOVA ART ‘8”. (Galeria e Fakultetit të Arteve, Prishtinë, ora 19:00)