F.B.
Legjenda gjermane Franz Beckenbauer ka vdekur në moshën 78-vjeçare.
Beckenbauer ishte shpallur “Ambasador nderi” në vitin 2011 nga presidenti i atëhershëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, gjatë vizitës që ish-mbrojtësi gjerman ia kishte bërë Prishtinës.
Mbrojtësit legjendar i ishte dhënë çmimi për integrimin e futbollit kosovar në UEFA dhe në FIFA.
Gjermania i thotë lamtumirë futbollistit më të madh gjerman – kampion bote si lojtar më 1974 dhe si trajner më 1990.