F.B.
Juventusi ka shënuar fitoren e radhës në Serie A.
“Zonja e Vjetër” triumfoi 1:2 në udhëtim ndaj Salernitanas në kuadër të javës së 19-të në elitën e futbollit italian.
Por kjo fitore ishte shumë e vështirë për Juventusin.
Ata e panë veten në disavantazh në minutën e 39-të, kur Maggiore realizoi.
E pikërisht Maggiore u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë në minutën e 53-të duke e lënë në baltë ekipin e tij.
Nuk vonoi shumë se Juventusi barazoi rezultatin në minutën e 65-të nëpërmjet Iling Junior.
E për golin e fitore u desh të pritej minuta e parë shtesë, kur Dusan Vlahovic shënoi bukur me kokë.
Me këtë fitore, Juventusi tani shkon në kuotën e 46 pikëve në vendin e dytë, dy më pak se lideri Interi.