F.B.
Njësitë Antikontrabandë të Doganës së Kosovës me Prokurorinë Themelore në Gjakovë kanë kryer operacion në një dyqan për tregtimin e telefonave në GjKovë..
Janë sekuestruar një sërë pajisjesh që u mungonte dokumentacioni dhe që dyshohet se janë kontrabanduar.
Dogana la njoftuar se malli i sekuestruar konsiderohet të jetë i vlerës 10 mijë euro.
“Ky operacion ka rezultuar në sekuestrimin e një sërë pajisjesh, duke përfshirë telefona, orë dore dhe pajisje të tjera përcjellëse, për të cilat palës i mungonte dokumentacioni dhe dyshohet se janë kontrabanduar. Vlera e mallit të sekuestruar shkon përtej shifrës së 10,000.00 Euro”, ka njoftuar Dogana.