F.B.
Kampionja olimpike dhe botërore, e tashmë trajnerja Majlinda Kelmendi aktualisht po qëndron në Itali, ku po udhëheq kampin e xhudos me rreth 1.500 xhudistë, njofton Federata e Xhudos e Kosovës.
Ky kamp ka filluar të martën me tri stërvitje me grup-mosha të reja, kurse kampi masiv do të zhvillohet sot.
Kampi stërvitor po mbahet në qytetin Bardonecchia dhe organizohet nga klubi italian i xhudos, Akiyama Settimo. Në këtë kamp po merr pjesë edhe kryetrajneri Driton Kuka dhe ekipi U21 nga Kosova.