E Shtunë, Shtator 13, 2025
TEDEL
Advertisement
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
TEDEL
No Result
View All Result

Blinken rikthehet në Lindjen e Mesme mes frikës mbi përhapjen e luftës

2 years MË PARË
in Botë
Share on FacebookShare on Twitter

VOA

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken fillon sot një turne në Lindjen e Mesme që parashikon shumë ndalesa, mes të cilave edhe në Izrael. Vizita e sekretarit Blinken vjen mes rritjes së frikës për një përhapje të konfliktit në rajon.

Siç njofton Zëri i Amerikës, tensionet janë rritur mes Izraelit dhe grupit militant libanez Hezbollah, pas vrasjes në Bejrut të martën, të zëvendës shefit të Hamasit.

ADVERTISEMENT

Tre muaj që nga fillimi i luftës mes Izraelit dhe Hamasit, Sekretari i Shtetit Antony Blinken po viziton sërish Lindjen e Mesme. Kjo është vizita e tij e katërt që kur Hamasi kreu sulmin e befasishëm ndaj Izraelit më 7 tetor, duke vrarë 1200 izraelitë.

Njoftimin e bëri të enjten zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Matthew Miller.

“Sekretari do të vizitojë Turqinë, Greqinë, Jordaninë, Katarin, Emiratet e Bashkuara Arabe, Arabinë Saudite, Izraelin, Bregun Perëndimor dhe Egjiptin, për takime me homologët e tij, si dhe të tjerë(zyrtarë)”, tha ai.

Frika mbi zgjerimin e konfliktit Izrael-Hamas në një luftë rajonale është rritur pas vrasjes të martën në Liban, të zëvendës shefit të Hamasit, Saleh al-Arouri. Izraeli nuk i ka konfirmuar, por as hedhur poshtë dyshimet, se qëndron pas këtij sulmi.

Miller tha se Sekretari Blinken do të punojë për të ulur tensionet.

“Ai do të përqendrohet në parandalimin e zgjerimit të konfliktit, siç ka bërë vazhdimisht që nga 7 tetori. Do të kërkojë që palët të ndërmarrin hapa specifikë, përfshirë mbi mënyrën se si mund të përdornin ndikimin e tyre, tek të tjerët në rajon, për të shmangur përshkallëzimin e konfliktit. Nuk është në interesin e askujt, as të Izraelit, as të rajonit apo botës, që ky konflikt të përhapet përtej Gazës”, tha ai.

Pas sulmit të 7 tetorit, Izraeli u zotua të eliminojë udhëheqësit e Hamasit. Autoritetet kanë thënë se forcat izraelite që ndodhen në kufirin verior të vendit me Libanin, janë në gatishmëri të lartë.

Presidenti Joe Biden është kritikuar ashpër për mbështetjen e fortë mbi të drejtën e Izraelit për t’u mbrojtur pas sulmit, në një kohë kur më shumë se 22 mijë palestinezë janë raportuar të jenë vrarë në Gazë, që nga fillimi i luftës.

Ekspertët thonë se kritikët kanë shpesh pritshmëri jorealiste lidhur me ndikimin që ka Presidenti Biden ose Sekretari Blinken në vendimet e Izraelit lidhur me luftën.

“Mendoj se ekziston një mit se Shtetet e Bashkuara kanë një buton apo levë magjike që nëse thjesht ndërpresin dërgesat e armëve të caktuara, ose nëse siç kanë thënë disa senatorë, ndërpresin disa fonde që ndihmojnë Izraelin për t’u mbrojtur, kjo në një farë mënyre do ta detyronte Izraelin të mendonte ndryshe mbi kërcënimin me të cilin përballet”, thotë Brian Katulis, i Institutit për Lindjen e Mesme.

Departamenti i Shtetit tha se mbrojtja dhe ndihmat për civilët në Izrael, në Rripin e Gazës dhe Bregun Perëndimor, do të jetë në krye të axhendës së zotit Blinken në secilën nga ndalesat e tij në rajon.

TË NGJASHME

Vrasje e Charlie Kirk, FBI kërkon ndihmën e publikut

Vrasje e Charlie Kirk, FBI kërkon ndihmën e publikut

2025-09-11

Tërmeti shkund përsëri Greqinë

2025-09-10
Kallas: Hyrja e dronëve rusë në Poloni ishte e qëllimshme, jo aksidentale

Kallas: Hyrja e dronëve rusë në Poloni ishte e qëllimshme, jo aksidentale

2025-09-10
Reagime në SHBA: Dronët rusë mbi hapësirën ajrore të Polonisë, akt lufte

Reagime në SHBA: Dronët rusë mbi hapësirën ajrore të Polonisë, akt lufte

2025-09-10
Next Post
Komandanti i KFOR-it pret shefin e AKI-së dhe kreun e Policisë së Kosovës: Të vazhdohet koordinimi

Komandanti i KFOR-it pret shefin e AKI-së dhe kreun e Policisë së Kosovës: Të vazhdohet koordinimi

Related Post

Arben Vitia riemërohet ministër i Shëndetësisë

Arben Vitia riemërohet ministër i Shëndetësisë

2022-12-26
Dita Botërore të Autizimit, kërkohet më shumë angazhim për autikët

Dita Botërore të Autizimit, kërkohet më shumë angazhim për autikët

2024-04-02
FBK fillon fushatën ANTI-DOPING në basketboll

FBK fillon fushatën ANTI-DOPING në basketboll

2023-01-31

KATEGORITË

  • Botë
  • Ekonomi
  • I PAKATEGORIZUAR
  • Kulturë
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Sport

TEDEL

TEDEL është një platformë, kryesisht e bazuar në ueb, që mbledh fakte nga burime të zgjedhura autentike.

  • BALLINA
  • LAJME
  • BOTë
  • SPORT
  • EKONOMI
  • KULTURë
  • LIFESTYLE

LAJMET

Osmani nënkupton përfshirjen e gazetarëve në plane kundër shtetit

Osmani nënkupton përfshirjen e gazetarëve në plane kundër shtetit

2 DITË MË PARË
Tërmet në Maqedoninë e Veriut

Tërmet në Maqedoninë e Veriut

2 DITË MË PARË
GAP: Komunat në krizë, borxhe, zbrazje dhe mungesë transparence

GAP: Komunat në krizë, borxhe, zbrazje dhe mungesë transparence

2 DITË MË PARË
Shënohet sot përvjetori i sulmeve të 11 Shtatorit, homazhe edhe në Kosovë

Shënohet sot përvjetori i sulmeve të 11 Shtatorit, homazhe edhe në Kosovë

2 DITË MË PARË
Moti sot i paqëndrueshëm dhe me shi

Moti sot i paqëndrueshëm dhe me shi

2 DITË MË PARË
Nesër hidhet shorti për edicionin e ri të basketbollit në Kosovë

Nesër hidhet shorti për edicionin e ri të basketbollit në Kosovë

2 DITË MË PARË
Eurobasket 2025: Të premten zbresin në parket katër më të mirat

Eurobasket 2025: Të premten zbresin në parket katër më të mirat

2 DITË MË PARË
Ronaldo zgjidhet “Më i miri i të gjitha kohëve” në Portugali

Ronaldo zgjidhet “Më i miri i të gjitha kohëve” në Portugali

2 DITË MË PARË
Sylvinho: Ishte një ndeshje e vështirë, morëm tri pikë të rëndësishme

Sylvinho: Ishte një ndeshje e vështirë, morëm tri pikë të rëndësishme

3 DITË MË PARË
Shqipëria e rrëmben vendin e dytë, duhet të fitojë në Serbi për ta kapur “play-off”-in

Shqipëria e rrëmben vendin e dytë, duhet të fitojë në Serbi për ta kapur “play-off”-in

3 DITË MË PARË

NA NDIQNI Në:

  • +383 49 000 000
  • info@tedel.co

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Botë
  • Sport
  • Ekonomi
  • Kulturë

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL