E Hëne, Qershor 9, 2025
TEDEL
Advertisement
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
TEDEL
No Result
View All Result

Rusia e bombardon aksidentalisht një fshat të vetin

1 year MË PARË
in Botë
Share on FacebookShare on Twitter

Një guvernator rus ka thënë të mërkurën se e ka urdhëruar rindërtimin e nëntë shtëpive në një fshat rus, i cili u bombardua aksidentalisht nga një avion ushtarak rus.

Incidenti ndodhi të martën, kur agjencia ruse e lajmeve, RIA, e citoi Ministrinë e Mbrojtjes duke raportuar për “shkarkimin jonormal të municionit nga avioni ushtarak” mbi fshatin Petropovlovka në jug të rajonit Voronezh.

Guvernatori Alexander Gusev tha se nëntë shtëpi do të rindërtohen sa më shpejt, dhe se dëme kanë pësuar edhe një shkollë lokale, një qendër arti dhe një ndërtesë administrative.

Nuk u raportua për të vrarë, por katër njerëz kërkuan ndihmë për lëndime të vogla, tha ai.

Pesë vetura dhe një traktor janë dëmtuar, po ashtu, dhe se pronarët e tyre do të marrin dëmshpërblim, sipas tij.

“Asnjë banor nuk do të ngelë pa ndihma. Ne do t’i mbështesim të gjithë sa më shpejt”, tha Gusev.

ADVERTISEMENT

Autoritetet ruse nuk treguan se çfarë e shkaktoi këtë incident. Derisa dëmi ishte i kufizuar, incidenti e turpëroi ushtrinë ruse dhe ndodhi në një kohë kur rajonet jugore të Rusisë në kufi me Ukrainën janë të alarmuara nga bombardimet.

Gjatë periudhës së Vitit të Ri, Rusia kreu sulmet më të mëdha raketore dhe me dronë në Ukrainë, prej se e nisi pushtimin e saj në shkurt 2022.

Të shtunën, 25 njerëz u vranë në Belgorod, në afërsi të kufirit, në sulmin më vdekjeprurës ukrainas në Rusi, thanë zyrtarët./REL

TË NGJASHME

Jep dorëheqje kryeministri holandez

Jep dorëheqje kryeministri holandez

2025-06-03
Trump: Rusia dhe Ukraina do të fillojnë menjëherë negociatat drejt një armëpushimi

Trump: Rusia dhe Ukraina do të fillojnë menjëherë negociatat drejt një armëpushimi

2025-05-19
OBSH: Dy milionë njerëz po vuajnë nga uria në Gaza

OBSH: Dy milionë njerëz po vuajnë nga uria në Gaza

2025-05-19
Ortek në Aplet zvicerane, helikopterët dhe qentë po kërkojnë për të mbijetuar

Ortek në Aplet zvicerane, helikopterët dhe qentë po kërkojnë për të mbijetuar

2025-05-17
Next Post
Michael Owen tregon se cili lojtar i Arsenalit po vuan nga largimi i Granit Xhakës

Michael Owen tregon se cili lojtar i Arsenalit po vuan nga largimi i Granit Xhakës

Related Post

A po e shqyrton SHBA-ja hedhjen e ndihmave në Gazë nga ajri?

A po e shqyrton SHBA-ja hedhjen e ndihmave në Gazë nga ajri?

2024-02-29
Vuçiq për mediat në Sarajevë: Nuk bëj lojëra të dyfishta për çështjen e Kosovës

Vuçiq për mediat në Sarajevë: Nuk bëj lojëra të dyfishta për çështjen e Kosovës

2023-08-04
Protestuesit e KEK-ut ulen para Qeverisë, i bëjnë thirrje Kurtit t’i pres në takim urgjent

Protestuesit e KEK-ut ulen para Qeverisë, i bëjnë thirrje Kurtit t’i pres në takim urgjent

2023-08-09

KATEGORITË

  • Botë
  • Ekonomi
  • I PAKATEGORIZUAR
  • Kulturë
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Sport

TEDEL

TEDEL është një platformë, kryesisht e bazuar në ueb, që mbledh fakte nga burime të zgjedhura autentike.

  • BALLINA
  • LAJME
  • BOTë
  • SPORT
  • EKONOMI
  • KULTURë
  • LIFESTYLE

LAJMET

Mendimi për motin: Vala e të nxehtit vazhdon deri në fundjavë, shmangeni ekspozimin në diell nga ora 10 -16

Mendimi për motin: Vala e të nxehtit vazhdon deri në fundjavë, shmangeni ekspozimin në diell nga ora 10 -16

6 DITË MË PARË
Nis trajtimi i pacientëve me epilepsi farmakorezistente me metodën VNS

Nis trajtimi i pacientëve me epilepsi farmakorezistente me metodën VNS

6 DITË MË PARË
Ngërçi politik/ Paralajmërimi i papritur nga ish-ambasadori holandez: Merz mund ta telefonojë LDK-në për…!

Ngërçi politik/ Paralajmërimi i papritur nga ish-ambasadori holandez: Merz mund ta telefonojë LDK-në për…!

2 JAVË s MË PARË
RTK me zyrë të re rajonale në Pejë, falë JICA-s dhe Komunës së Pejës

RTK me zyrë të re rajonale në Pejë, falë JICA-s dhe Komunës së Pejës

2 JAVË s MË PARË
Britania kërkon formim urgjent të qeverisë, shpreh shqetësim për veriun

Britania kërkon formim urgjent të qeverisë, shpreh shqetësim për veriun

2 JAVË s MË PARË
Zyrtare: Nderim Nexhipi rikthehet te Ballkani si drejtor sportiv

Zyrtare: Nderim Nexhipi rikthehet te Ballkani si drejtor sportiv

6 DITË MË PARË
Sami Boroci bëhet Drejtorit Sportiv te Malisheva

Sami Boroci bëhet Drejtorit Sportiv te Malisheva

6 DITË MË PARË
Chelsea, fitues i Ligës së Konferencës

Chelsea, fitues i Ligës së Konferencës

2 JAVË s MË PARË
Rahoveci sërish kampion i Kosovës në hendboll

Rahoveci sërish kampion i Kosovës në hendboll

2 JAVË s MË PARË
Zyrtare: Real Madrid dhe Carlo Ancelotti ndajnë rrugët pas një epoke të lavdishme

Zyrtare: Real Madrid dhe Carlo Ancelotti ndajnë rrugët pas një epoke të lavdishme

2 JAVË s MË PARË

NA NDIQNI Në:

  • +383 49 000 000
  • info@tedel.co

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Botë
  • Sport
  • Ekonomi
  • Kulturë

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL