F.B.
Një tërmet ka goditur qytetin e Kukësit gjatë orëve të mesnatës, raportojnë mediat e Shqipërisë.
Sipas Qendrës Sizmologjike Europiane të Mesdheut (EMSC), tërmeti ka qenë me magnitudë 3.8 ballë, ndërsa mësohet se epiqendra ka qenë në Vlahen të Kukësit.
Nuk raportohet për dëme materiale.