F.B.
Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet më të gjata për të dalë nga Kosova, mesditën e sotme, janë në Merdarë.
Pritjet e mërgimtarëve për të dalë nga Kosova, mëngjesin e sotëm, kanë filluar të jenë më të gjata. Sipas kësaj qendre, më së shumti pritje ka në dalje në pikën kufitare me Serbinë, në Merdarë, ku pritjet, mesditën e sotme, zgjasin nga 25 deri në 30 minuta dhe kolona e makinave është rreth 300 metra e gjatë.
Ndryshe, sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet më të gjata, mëngjesin e së martës, për të dalë nga Kosova ishin te Dheu i Bardhë, ku pritja ishte poashtu deri në 30 minuta, por që tanimë atje nuk ka kolonë të gjatë automjetesh e as pritje.
Në pikat tjera s’ka kolona as në hyrje as në dalje dhe pritjet zgjasin vetëm 3 deri në 5 minuta.