E Shtunë, Shtator 13, 2025
TEDEL
Advertisement
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
TEDEL
No Result
View All Result

Bota mirëpret Vitin e Ri 2024 me spektakël dritash

2 years MË PARË
in Botë
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Kiribati, në Australi deri në Londër, Berlin, Tiranë, Prishtinë e kudo. Me festime e fishekzjarre bota ka përshëndetur ardhjen e Vitit të Ri 2024.

Në të gjithë botën njerëzit kanë përshëndetur ardhjen e Vitit të Ri. Por derisa 2024-a të ketë hyrë plotësisht duhen 26 orë. Të parët ishin qytetarët në Atolin e Detit Jugor, Kiritimati që e përshëndetën të parët ardhjen e Vitit të Ri. Për rreth 7.300 banorët viti i ri filloi në orën 11:00 me orën tonë të datës 31. Vetëm 15 minuta më vonë Viti i Ri u përshëndet në ishujt Khatham në Zelandën e Re që kanë orën e tyre, 1 orë më vonë e festouanZelanda e Re dhe ishujt Samoa dhe Tonga ndërrimin e viteve. Në Auckland në Zelandën e Re në kullën 328 metra të lartë në qendër u festua një spektakël dritash me 500 kg piroteknikë.

Në orën 2 pasdite me orën tonë fishekzjarret në Sidnei dhe këmbanat e tempujve në Tokio dhanë sinjalin e ardhjes së Vitit të Ri. Qytetarët festuan para një megashou dritash në Urën Harbor në Sidnei. Për herë të parë u paraqitën projeksione dritash të zhvilluara nga inteligjenca artificiale. Spektakle dritash iu ofruan njerëzve që festonin në shumë metropole botërore. Samoa amerikane, që ndodhet 220 km në lindje të Samoas, është vendi i fundit që pret Vitin e Ri, 12 orë pas orës sonë.

ADVERTISEMENT

Edhe në Gjermani njerëzit përshëndetën me fishekzjarre ardhjen e Vitit të R. Nuk pati incidente të mëdha, sipas bilanci në orët e para të 1 janarit. Miliona vetë festuan të qetë dhe me hedhje fishekzjarresh. Policia bëri fjalë për “sjellje normale të Natës së Vitit të Ri”. Para Natës së Vitit të Ri autoritetet policore ishin të shqetësuara për gjendjen e sigurisë në Gjermani, po duket se nata kaloi e qetë. Një tragjedi ndodhi në Koblenc Natën e Vitit të Ri, ku një djalë i ri 18-vjeçar ndërroi jetë pas një aksidenti gjatë ndezjes së një fishekzjarri. Megjithë përpjekjet për ta sjellë në jetë ai ndërroi jetë nga pasojat e shpërthimit, bëri të ditur policia në Koblenc.

Natën e Vitit të Ri e e festuan dhjetëra mijëra tradicionalisht në koncertin e madh në Portën e Brandenburgut, ku pas disa vitesh pati sërish një spektakël fishekzjarresh. Festimet në Berlin u zhvilluan nën masa të forta sigurie. Nuk pati trazira të mëdha si vitin e kaluar, por disa herë policët dhe forcat e shpëtimit u goditën me mjete piroteknike. Policia ndaloi 300 vetë. DW

TË NGJASHME

Vrasje e Charlie Kirk, FBI kërkon ndihmën e publikut

Vrasje e Charlie Kirk, FBI kërkon ndihmën e publikut

2025-09-11

Tërmeti shkund përsëri Greqinë

2025-09-10
Kallas: Hyrja e dronëve rusë në Poloni ishte e qëllimshme, jo aksidentale

Kallas: Hyrja e dronëve rusë në Poloni ishte e qëllimshme, jo aksidentale

2025-09-10
Reagime në SHBA: Dronët rusë mbi hapësirën ajrore të Polonisë, akt lufte

Reagime në SHBA: Dronët rusë mbi hapësirën ajrore të Polonisë, akt lufte

2025-09-10
Next Post
Osmani: 2024 një vit që fillon mbarë

Osmani: 2024 një vit që fillon mbarë

Related Post

Arben Vitia riemërohet ministër i Shëndetësisë

Arben Vitia riemërohet ministër i Shëndetësisë

2022-12-26
Dita Botërore të Autizimit, kërkohet më shumë angazhim për autikët

Dita Botërore të Autizimit, kërkohet më shumë angazhim për autikët

2024-04-02
FBK fillon fushatën ANTI-DOPING në basketboll

FBK fillon fushatën ANTI-DOPING në basketboll

2023-01-31

KATEGORITË

  • Botë
  • Ekonomi
  • I PAKATEGORIZUAR
  • Kulturë
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Sport

TEDEL

TEDEL është një platformë, kryesisht e bazuar në ueb, që mbledh fakte nga burime të zgjedhura autentike.

  • BALLINA
  • LAJME
  • BOTë
  • SPORT
  • EKONOMI
  • KULTURë
  • LIFESTYLE

LAJMET

Osmani nënkupton përfshirjen e gazetarëve në plane kundër shtetit

Osmani nënkupton përfshirjen e gazetarëve në plane kundër shtetit

2 DITË MË PARË
Tërmet në Maqedoninë e Veriut

Tërmet në Maqedoninë e Veriut

2 DITË MË PARË
GAP: Komunat në krizë, borxhe, zbrazje dhe mungesë transparence

GAP: Komunat në krizë, borxhe, zbrazje dhe mungesë transparence

2 DITË MË PARË
Shënohet sot përvjetori i sulmeve të 11 Shtatorit, homazhe edhe në Kosovë

Shënohet sot përvjetori i sulmeve të 11 Shtatorit, homazhe edhe në Kosovë

2 DITË MË PARË
Moti sot i paqëndrueshëm dhe me shi

Moti sot i paqëndrueshëm dhe me shi

2 DITË MË PARË
Nesër hidhet shorti për edicionin e ri të basketbollit në Kosovë

Nesër hidhet shorti për edicionin e ri të basketbollit në Kosovë

2 DITË MË PARË
Eurobasket 2025: Të premten zbresin në parket katër më të mirat

Eurobasket 2025: Të premten zbresin në parket katër më të mirat

2 DITË MË PARË
Ronaldo zgjidhet “Më i miri i të gjitha kohëve” në Portugali

Ronaldo zgjidhet “Më i miri i të gjitha kohëve” në Portugali

2 DITË MË PARË
Sylvinho: Ishte një ndeshje e vështirë, morëm tri pikë të rëndësishme

Sylvinho: Ishte një ndeshje e vështirë, morëm tri pikë të rëndësishme

3 DITË MË PARË
Shqipëria e rrëmben vendin e dytë, duhet të fitojë në Serbi për ta kapur “play-off”-in

Shqipëria e rrëmben vendin e dytë, duhet të fitojë në Serbi për ta kapur “play-off”-in

3 DITË MË PARË

NA NDIQNI Në:

  • +383 49 000 000
  • info@tedel.co

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Botë
  • Sport
  • Ekonomi
  • Kulturë

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL