E Shtunë, Korrik 12, 2025
TEDEL
Advertisement
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
TEDEL
No Result
View All Result

Rrëfimi i presidentes Osmani për luftën: Babai im ka qenë i angazhuar politikisht në ndërtimin e celulave të para të mbrojtjes

2 years MË PARË
in Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se babi i saj gjatë kohës së luftës ishte angazhuar politikisht duke qenë pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), dhe ka qenë pjesëmarrës në ndërtimin e strukturave të mbrojtjes dhe Forcave të Armatosura të Kosovës.

Osmani ka thënë se gjatë kësaj kohe babai i saj gjithashtu është burgosur dhe torturuar.

Mirëpo pavarësisht sfidave të mëdha, si përndjekje politike dhe burgosje, familja ka mbetur e bashkuar dhe është rritur në një atmosferë të ngjeshur me sfida dhe ëndrra.

“Ne jemi rrit në një familje, meqenëse babai ka qenë i angazhuar politikisht në atë kohë me Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) në ndërtimin e celulave të para të mbrojtjes, ka qenë edhe kolonel Ahmet Krasniqi që i ka udhëheqë përpjekjet e para për ndërtimin e Forcave të Armatosura të Kosovës”.

“Babai ka qenë në shënjestër tërë kohën, ka qenë i burgosur, i torturuar. Pra, jemi rritë pikërishtë në një atmosferë të tillë. Nuk ka qenë e lehtë, por njëkohësisht fokusi kanë qenë librat, ka qenë shkolla”, ka thënë Osmani në emisionin “Personale” në RTV Dukagjini.

ADVERTISEMENT

Më tej, e para e shtetit ka thënë se babai i saj ka qenë i burgosur dhe i torturuar në kohën e luftës nga forcat serbe.

“Në mars 1999, ne jemi dëbuar nga banesa jonë, prej aty kemi lëvizur në fshatrat për rreth, në fshatin Zhabar. Pastaj, prej aty në fshatra tjera të Mitrovicës dhe më pas jemi detyruar së bashku me të gjithë të dëbuarit e tjerë, sepse në atë kohë shumica dërrmuese e qytetarëve të Drenicës ishin dëbuar më herët prej atje dhe patën ardhë në Mitrovicë e rajon dhe kur në mars u dëbuam kanë qenë diku më shumë se 100 mijë civilë dhe të gjithëve na kanë dëbuar e detyruar me ecë nga Mitrovica deri në kufi me Shqipërinë”.

“Ka qenë një periudhë e një vuajtje të jashtëzakonshme e gjithë qytetarëve që janë detyruar me ecë nga Mitrovica, për ne kanë qenë katër ditë e katër netë e për disa më shumë se kanë pas fëmijë të vegjël”, ka vijuar ajo.

Presidentja më pas gjatë intervistës ka folur për një periudhë të veçantë të trazuar gjatë luftës në Kosovë.

“Dy gjyshet tona në atë periudhë nuk kanë arrit me ecë kështu që të dyja vendosën që me qëndru në shtëpinë e gjyshes në lagjen Bajr të Mitrovicës, e cila ishte gati se e shkatërruar. Por, megjithatë ka qenë një mënyrë e dëbimit masiv po në të njëjtën kohë ka pas shumë tortura ndaj të gjithëve që kemi qenë në atë kolonë. Shumë prej personave janë vra sidomos djemë të rinj që kanë qenë në kolonë”.

Tutje, Osmani thotë se ka parë me sytë e saj krime të rënda që janë kryer ndaj civilëve gjatë asaj kohe, duke përfshirë vrasje të personave, veçanërisht të rinjve, që ishin pjesë e kolonave të dëbuara.

“Kemi pa shumë raste kur nënat shtatëzëne i kanë lind femijët në shi, në baltë dhe në rrethana tepër të rënda dhe ushtria e policia serbe vazhdimisht vetëm gjuanin me armët e tyre”, është shprehur ajo.

Më pas, presidentja ka folur për një periudhë të veçantë dhe të vështirë gjatë luftës në Kosovë, kur familja e saj ka arritur në kufirin me Shqipërinë ku është përballur me një situatë shumë të rrezikshme, pasi ushtria serbe nuk ka lejuar që ata të kalonin kufirin dhe i ka përdorur si mburoja të gjalla.

“Ka qenë një periudhë shumë e rënd, kur kemi mbërri tek kufiri me Shqipërinë nuk na lanë fare me hy ushtria serbe sepse na përdornin si mburojë të gjallë në mënyrë që bombardimet e NATO-s mos të përfundonin tek ne sepse në atë kohë kur NATO-ja e shihnte nëpërmjet metodave të tyre të vëzhgimit qe ka civil për-rreth nuk i gjuante ushtrinë me bomba, kështu na përdornin ne si mburoja të gjalla që është një prej krimeve më të rënda të luftës”.

Pas çlirimit të Kosovës, Osmani ka thënë se së bashku me familjen e saj janë kthyer në shtëpinë e tyre, e cila ishte plotësisht e djegur, por më pas e rindërtuan jetën e tyre, ashtu si shumë familje të tjera të prekura nga lufta.

“Ne jemi kthy në fshatrat e Mitrovicës dhe deri në prill 1999 që janë nis disa autobus për në Mal të Zi kemi arrit së bashku me disa prej familjavrëve tanë me u nis për në Mal të Zi dhe ajo ka qenë një rrugëtim tepër i rënd sepse post-blloqet e serbëve kanë qenë të shumta, ka pas tortura përgjatë rrugës dhe për fatin tonë kemi arrit të gjallë në Mal të Zi ku kemi qëndruar për një periudhë të shkurt derisa edhe u çlirua Kosova në qershor të ’99-es dhe pastaj menjëherë jemi kthy ku e kemi gjetur banesën komplet të djegur por e kemi rindërtuar më pas jetën tonë si secila familje tjetër”, ka deklaruar e para e shtetit.

TË NGJASHME

Pezullimi i tenderit 137 milionësh të KEK-ut, Bajrami thotë se kjo ngrit pyetje serioze: A po tentohet të fshihet diçka

Pezullimi i tenderit 137 milionësh të KEK-ut, Bajrami thotë se kjo ngrit pyetje serioze: A po tentohet të fshihet diçka

2025-07-04
Huqja e radhës e Kurtit në matematikë: I mbledh deputetët e VV-së, LDK-së dhe Nismës, i dalin 80

Huqja e radhës e Kurtit në matematikë: I mbledh deputetët e VV-së, LDK-së dhe Nismës, i dalin 80

2025-07-04
KFOR-i deklarohet lidhur me ndërtimin e dy urave mbi Ibër

KFOR-i deklarohet lidhur me ndërtimin e dy urave mbi Ibër

2025-07-04
Osmani kadetëve të FSK-së: Ju jeni garancia për sigurinë e Kosovës

Osmani kadetëve të FSK-së: Ju jeni garancia për sigurinë e Kosovës

2025-07-04
Next Post
Kurti uron veteranët në ditën e tyre, kujton dhe nderon familjen Jashari

Kurti uron veteranët në ditën e tyre, kujton dhe nderon familjen Jashari

Related Post

Qëllohet për vdekje talenti i futbollit

Qëllohet për vdekje talenti i futbollit

2023-02-07
Egnatia e fiton Kupën e Shqipërisë

Egnatia e fiton Kupën e Shqipërisë

2024-05-15
Zjarri te Kosova A, KEK: S’ka vend për shqetësim, blloku A4 është ndalur për shkak të një lidhjeje të shkurtër në kabllot e matjeve

Zjarri te Kosova A, KEK: S’ka vend për shqetësim, blloku A4 është ndalur për shkak të një lidhjeje të shkurtër në kabllot e matjeve

2024-10-18

KATEGORITË

  • Botë
  • Ekonomi
  • I PAKATEGORIZUAR
  • Kulturë
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Sport

TEDEL

TEDEL është një platformë, kryesisht e bazuar në ueb, që mbledh fakte nga burime të zgjedhura autentike.

  • BALLINA
  • LAJME
  • BOTë
  • SPORT
  • EKONOMI
  • KULTURë
  • LIFESTYLE

LAJMET

Pezullimi i tenderit 137 milionësh të KEK-ut, Bajrami thotë se kjo ngrit pyetje serioze: A po tentohet të fshihet diçka

Pezullimi i tenderit 137 milionësh të KEK-ut, Bajrami thotë se kjo ngrit pyetje serioze: A po tentohet të fshihet diçka

1 JAVË MË PARË
Huqja e radhës e Kurtit në matematikë: I mbledh deputetët e VV-së, LDK-së dhe Nismës, i dalin 80

Huqja e radhës e Kurtit në matematikë: I mbledh deputetët e VV-së, LDK-së dhe Nismës, i dalin 80

1 JAVË MË PARË
KFOR-i deklarohet lidhur me ndërtimin e dy urave mbi Ibër

KFOR-i deklarohet lidhur me ndërtimin e dy urave mbi Ibër

1 JAVË MË PARË
Osmani kadetëve të FSK-së: Ju jeni garancia për sigurinë e Kosovës

Osmani kadetëve të FSK-së: Ju jeni garancia për sigurinë e Kosovës

1 JAVË MË PARË
Rama njofton se ka fituar betejën përballë Qeverisë Kurti në Prokurori: Njëra anë ndërton, tjetra saboton e bllokon

Rama njofton se ka fituar betejën përballë Qeverisë Kurti në Prokurori: Njëra anë ndërton, tjetra saboton e bllokon

1 JAVË MË PARË
Real Madrid kalon në çerekfinale të Botërorit të Klubeve

Real Madrid kalon në çerekfinale të Botërorit të Klubeve

1 JAVË MË PARË
Real Madridi dhe Juventusi startojnë me më të mirët në dispozicion – formacionet zyrtare

Real Madridi dhe Juventusi startojnë me më të mirët në dispozicion – formacionet zyrtare

2 JAVË s MË PARË
Platini: Dola i pafajshëm po më vodhën dhjetë vjet

Platini: Dola i pafajshëm po më vodhën dhjetë vjet

3 JAVË s MË PARË
Bayerni fitoi ndaj Bocas dhe siguroi kalimin në fazën e eliminimit direkt

Bayerni fitoi ndaj Bocas dhe siguroi kalimin në fazën e eliminimit direkt

3 JAVË s MË PARË
Messi i sjell fitoren historike Inter Miami, Porte ende pa fitore

Messi i sjell fitoren historike Inter Miami, Porte ende pa fitore

3 JAVË s MË PARË

NA NDIQNI Në:

  • +383 49 000 000
  • info@tedel.co

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Botë
  • Sport
  • Ekonomi
  • Kulturë

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL